AlbanianSport.com 10/06/2018 17:05
ASNN – Pasi është eksperimentuar më parë në turne të ndryshme të FIFA-s dhe, këtë sezon, edhe në Serinë A në Itali dhe në Bundesligën gjermane, sistemi i ndihmësgjyqtarit të videos, e njohur shkurt si “VAR”, do të debutojë më në fund në një Botëror, atë të këtij viti në Rusi. FIFA do të ketë një qendër të vetme operacionale, siç ka qenë rasti i Bundesligës, që do të instalohet në Moskë dhe do të lidhet me të gjithë stadiumet me anë të një rrjeti fibrash optike.
Është diskutuar si një nga sistemet më kontradiktore, edhe pse supozohej të ishte zgjidhja për të korrigjuar gabimet e gjyqtarëve, por sistemi i ndihmësgjyqtarit të videos, e njohur shkurt si VAR, do të debutojë më në fund në një Botëror, atë të këtij viti në Rusi. Pasi është eksperimentuar më parë në turne të ndryshme të FIFA-s dhe, këtë sezon, edhe në Serinë A në Itali dhe në Bundesligën gjermane, tanimë parimet e funksionimit të tij janë botërisht të njohura.
VAR-i mund të përdoret në 4 raste, e më konkretisht, pasi është shënuar një gol, për akordimin e një 11-metërshi, për dhënien e kartonit të kuq apo për ngatërrimin e një lojtari që është ndëshkuar me karton.”Ndihmësgjyqtari i videos e ndjek ndeshjen nga kamera kryesore, por, kur diçka ndodh në fushë, ai mund të shikojë menjëherë në monitor, i cili është 3 sekonda me vonesë, , – sqaron Roberto Roseti, përgjegjësi i VAR-it në FIFA.
“Kështu që gjyqtari ka mundësi ta shohë dy herë të njëjtin moment brenda pak sekondash”, – shton ai. Në “Rusi 2018”, 13 gjyqtarë do të gjykojnë posaçërisht nga ekrani televiziv, ndërsa edhe disa prej 35 gjyqtarëve që do të gjykojnë në fushën e blertë, do të kryejnë edhe rolin e gjyqtarit të videos në një apo më shumë ndeshje. Pas sistemit VAR, është padyshim “Video Operation Room” apo Salla e Video-Operacionit, e njohur shkurt si “VOR”-i, ku do të jenë të pranishëm një numër ndihmës-gjyqtarësh, së bashku me 4 operatorët teknikë.
“Do të jenë 4 zyrtare të videos, – sqaron Roseti. – Zyrtari kryesor i VAR-it komunikon me gjyqtarin kryesor në fushë dhe mund t’i sugjerojë atij të vijë e të shohë përsëritjen televizive. Zyrtari i parë ndjek ndeshjen drejtpërsëdrejti, i dyti merret posaçërisht me pozicionet jashtëloje, i 3-ti mbështet të parin, duke u siguruar për respektimin e protokollit dhe për komunimin midis gjyqtarëve.” FIFA do të ketë një qendër të vetme operacionale, siç ka qenë rasti i Bundesligës.
Ai do të instalohet në Moskë dhe do të lidhet me të gjithë stadiumet me anë të një rrjeti fibrash optike. “Ky sistem është një mundësi e madh për të eliminuar një gabim të madh, – sqaroi kreu i departamentit të gjykimit në FIFA, Masimo Busaka. – Sepse gjithkush që po e ndjek lojën, mund të konfirmojë edhe një herë vendimi ishte i drejtë dhe nuk ka më ankesa.” Çështja e pozicioneve jashtëloje mbetet ende një çështje e ndërlikuar.
Prandaj, dy kamera shtesë do të përdoren në këtë Botëror, posaçërisht për këtë qëllim. Ato do të instalohen në një lartësi të madhe për të mbuluar një zonë që nuk mbulohej si duhej, pavarsisht 33 kamerave të transmetimit. “Skuadrat dhe lojtarët duhet të mbajnë parasysh se kemi 33 kamera, kështu që çdo sjellje e gabuar apo simulim, do të jetë lehtësisht e verifikueshme”, – ka përfunduar Busaka.