AlbanianSport.com 10/06/2018 16:10
ASNN – Federata Shqiptare e Taekuondosë World, me President Genti Malkon dhe Sekretar të Përgjithshëm, Arben Markajn, ka zhvilluar dje Kampionatin Kombëtar të Fëmijëve të grupmoshës 6-11 vjeç.
Në të kanë marrë pjesë 118 fëmijë, të cilët kanë përfaqësuar ekipet e “Alpin”, Apolonisë, “Elite Sport Akademi”, Vllaznisë, “Smart”, “San Rei”-t, “Kombat Tirana”, “Qendra Taekuondo”, “Top Gym Sport”, Korabit, “Gladiator Tirana”, “Tai-Kik”, Qendrës Sportive “Dyrrah” dhe Dinamos.
Në përfundim të veprimtarisë, që është zhvilluar në Sallën nr. 2 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, në kushte aspak komode, “kampione” është shpallur Vllaznia, me trajner Elion Pukën.
Në vendin e dytë është renditur “Qendra Taekuondo”, me trajner Endrit Hoxhën dhe në vendin e tretë “Smart”, me trajner Artan Memën. Më 24 qershor 2018, në Amfiteatrin e Kodrave të Liqenit, do të zhvillohet Kampionati Kombëtar i paratërinjve dhe të rinjve në taekuondo.