AlbanianSport.com 10/06/2018 13:25
ASNN – Shkodrani Izmir Smajlaj ka zënë vendin e parë në kërcimin së gjati dhe është sportisti më i mirë i veprimtarisë. Ndërkohë krenari për Shqipërinë është dhe Edmond Murataj, që ka merituar medaljen e bronztë në 400 metra.
Mirë duhet konsideruar dhe Marko Makaj në 800 metra dhe Ravio Rama në 110 metra me pengesa. E në 800 metra, Nikolla është i 7-ti, kurse në kërcim së gjati, Hallunaj është i 9-ti me 6.90 metra.
Ai e ka fiksuar këtë rezultat në kërcimin e tretë, ndërsa në dy të parët kishte bërë faull. Përgjithësisht një garë e mirë e atletëve shqiptarë, ndërsa Smajlaj është shpallur dhe sportisti më i mirë i veprimtarisë.
Kampionati i Vendeve të Vogla Evropiane 2018
Rezultatet teknike të atletëve shqiptarë në Lihtenshtejn:
110 metra me pengesa Ravio Rama 15”17 i 5-ti
Kërcim së gjati Izmir Smajlaj 7.90 m i pari
Kërcim së gjati Gledis Hallunaj 6.90 m i 9-ti
800 metra Marko Makaj 1’53”47 i 5-ti
800 metra Malvin Nikolla 1’53”88 i 7-ti
400 metra Edmond Murataj 48”22 i 3-ti