AlbanianSport.com 10/06/2018 10:40
ASNN – Në tentativën e katërt, numri një i renditjes botërore të tenisit botëror për femra, Simona Halep, arrin të fitojë turneun e saj të parë të madh në karrierë. Në finalen e djeshme të “Roland Garro”-së, që ka ardhur që nga 27 maji drejtpërsëdrejti në Rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, rumunia ka fituar me përmbysje 2-1 ndaj amerikanes Sloun Stivëns, numri 10 të renditjes botërore.
Pas dy orë e tre minutash lojë, Halepi ka triumfuar 3-6, 6-4, 6-1. Në setin e parë pushimi ka ardhur në lojën e katërt, në epërsinë 3-1 të amerikanes. Stivënsi ka kryesuar deri në 2-0 në setin e dytë e pastaj nis të humbasë. Halepi rikuperon dhe kryeson fillimisht 4-2 për ta marrë setin 6-4. Inercia e ndeshjes dominon, pasi amerikania humbet menjëherë shërbimin në setin e tretë dhe bie në lojën e saj.
Një rumune kthehet të fitojë në Paris pas 42 vitesh, kjo pas Virxhinia Ruzicit. Halepi forcon pozitat në renditje me finalen tashmë të fituar, kurse Stivënsi ngjitet në vendin e katërt.