AlbanianSport.com 10/06/2018 09:45
ASNN – Shqipëria në futboll për femra, e drejtuar nga Armir Grima, ka barazuar 2-2 në ndeshjen e dytë miqësore luajtur me Malin e Zi në Qendrën e Ekipeve Kombëtare të fqinjëve veriperëndimorë.
Përpara katër ditësh, po në të njëjtën fushë, Mali i Zi kishte fituar 1-0. Të parat në epërsi kanë kaluar vajzat e kombëtares kuqezi, teksa kanë realizuar në të 4-ën minutë, me anë të Mulajt.
Por në minutën e 27-të, malazezet kanë barazuar me anë të Stanoviçit. Por vajzat kuqezi nuk janë dorëzuar, ndërsa Lulaj, ka shënuar përsëri në të 31-tën. Ajo që ka vulosur barazimin 2-2 ishte Bulatoviç në minutën e 48-të.
Shqipëria e futbollit të femrave, e drejtuar nga Grima, ka luajtur me këtë formacion ndaj Malit të Zi: Konica, Rrahmani, Bajraktari, Muja, Gjergji, Hamidi, Doçi, Mustafa, Lulaj, Gjini dhe Franja.