Tenis / Austria, në finale pas 23 vjetësh, Italia, akoma në pritje

Share Button

AlbanianSport.com 09/06/2018 09:20

ASNN – Përfundon në gjysmëfinale ëndrra pariziene e Marko Çekinatos. 25-vjeçari nga Palermo është mundur nga austriaku Dominik Tim 3-0 pas dy orë e 17 minutash. 7-5, 7-6, teksa tajbreku ka përfunduar 12-10 për austriakun, 6-1. Dy setet e para shumë të luftuara. Austria në finalen e Parisit pas 23 vjetësh, ndërsa i fundit ishte Mynster. Në fund të ndeshjen publiku i bën nderin Çekinatos me thirrje në kor dhe duartrokitje. Një përralë me kapitullin e mbyllur në gjysmëfinale, por ky edicion i “Roland Garro”-së i jep një hov karrierës së 25-vjeçarit, Çekinato.

40 vjet pas Korado Baraxutit, kemi gjetur një italian mes katër më të mirëve të turneut të Parisit. Dhe mbi të gjitha një kampion që e mban fort të ardhmen përpara. Me këtë rezultat Çekinato ka një rritje në renditje, teksa nga vendi i 72-të të hënën do të jetë në të 27-tin, duke kaluar dhe Fabio Fonjinin. Për Tim është finalja e tij e parë në një turne të madh të tenisit botërore në karrierë. Ai do të ketë përballë një maestro si Rafael Nadal, që në fakt ka pësuar një “nokaut” me austriakun në Madrid, por kërkon titullin e njëmbëdhjetë.

Iberiku në gjysmëfinale ka mundur lehtësisht Del Potron, 3-0 në 2 orë e 14 minuta (6-4, 6-1, 6-2). I mërzitur, por në të njëjtën kohë dhe i lumtur Marko Çekinato pas humbjes me austriakun Tim në gjysmëfinale. “Kam bërë një ndeshje të ekuilibruar në dy setet e para me numrin dy pas Nadal në renditje, – tregon palermitani. – Sigurisht që ka një farë mërzitje, kishte shumë që kishin ardhur nga Palermo, doja t’i dhuroja të gjithëve një dhuratë të bukur. Kam pasur shanset e mia. Gjithçka ka qenë e përqendruar në atë “tajbrejk” të fundit në setin e dytë.”

“Kam pasur tre mundësi për të marrë setin, por ai ka luajtur si kampion”. “Jam i ndërgjegjshëm që duhet të bëjë ndeshje të barabartësh me më të fortë, – shton italiani. – Tani kam nevojë të “stakoj spinën” për dy ditë, ndërsa duhet të mbledh të gjithë emocionet e këtyre dy ditëve.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

AlbanianSport.com 10/03/2024 16:10 ASNN – Lara Kolturi, në finalet e Kupës së Botës. Skiatorja kuqezi

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh