AlbanianSport.com 07/06/2018 20:15
ASNN – Kreu i FSHV-së bën analizën e Ligës së Evropës, hedh vështrimin drejt Evropianit. Shqipëria e volejbollit ka marrë pjesë në Ligën e Argjendtë të Evropës dhe femrat kanë siguruar vendin në fazën finale, kurse meshkujt janë ndalur në fazën e grupeve.
Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, e ka vlerësuar si mjaft pozitive këtë pjesëmarrje, ndërsa e ka hedhur vështrimin drejt një vere të ngjeshur për rrjetën kuqezi.
Një mision të përmbushur e ka cilësuar presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë edicion të Ligës së Argjendtë të Evropës.
Pëllumbi ka vlerësuar kualifikimin e vajzave për në fazën finale. Kreu i organizmit që qeveris rrjetën shqiptare, e ka vlerësuar edhe paraqitjen e Kombëtares së meshkujve, pavarsisht se nuk arriti të kualifikohej.
Pëllumbi e ka hedhur tanimë vështrimin drejt Eliminatoreve të Evropianit. Shqipëria do të marrë pjesë me të dy ekipet kombëtares të volejbollit, si në Lojërat Mesdhetare, ashtu edhe në Eliminatoret e Kampionatit Evropian, ndërsa do të presë në Tiranë në tetor edhe fazën finale të Evropianit të Nën-19-vjeçareve.
Liga e Argjendtë e Evropës
Volejboll – Femra
Grupi B
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Austria 6 5 1 17-6 16
- Shqipëria 6 5 1 15-6 14
- Izraeli 6 1 5 6-16 3
- Gjeorgjia 6 1 5 5-15 3
Gjysmëfinalet:
Estoni – Shqipëri
Suedi – Austri
Liga e Argjendtë e Evropës
Volejboll – Meshkuj
Grupi B
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Bjellorusia 6 5 1 16-4 15
- Kroacia 6 5 1 16-6 14
- Shqipëria 6 1 5 7-16 5
- Hungaria 6 1 5 4-17 2