AlbanianSport.com 07/06/2018 16:35
ASNN – Shqipëria ka shkuar deri tek seti i 5-të ndaj Kroacisë, por gjunjët duket se nuk e kanë mbajtur deri në fund. Sepse ka ndodhur si ndaj Hungarisë, ndërsa ka qenë e detyruar të dorëzohemi me humbje, 2-3, e cila është e 5-ta në Ligën e Argjendtë të Evropës në volejboll për meshkuj.
Kroacia e ka nisur bindshëm, ndërsa godet në të gjitha pozicionet dhe nga vija e dytë dhe e fiton setin e parë lehtësisht dhe thellë, 25-11. Po kështu dhe të dytin 25-18. Dhe trajneri Ivan Rançië bën ndërrime, ndërsa ka ulur në stol Garliçin dhe Andriçin, për të aktivizuar Xhirliçit dhe Sedlaçekun.
Kroacia në setin e tretë ka kryesuar 13-15, 19-21. Por kuqezinjtë kanë barazuar 22-22, dhe më pas loja ka shkuar në 23-23, 24-24, 25-25, 26-26, 27-27. Në kryesimin kuqezi me shifrat 28-27, Rançiç ka marrë pushim. Por në fund seti i 3-të shkon 29-27 për Shqipërinë.
Pavarësisht disavantazhit 11-13 në të 4-tin, me një epërsi të pjesshme 5-3, kuqezinjtë rikuperojnë 16-16, 18-16 dhe në fund fitojnë setin 25-21. E kanë nisur mirë setin e pestë, teksa kanë kryesuar 5-2, 8-6. Por Kroacia pas barazimit 8-8 përmbys 11-13 dhe merr setin 11-15 dhe gjithë ndeshjen 2-3.
Shqipëri – Kroaci 2-3
(11-25, 18-25, 29-27, 25-21, 11-15)
Shqipëria: Kola (L), Koçi, Arapi, Husaj, Kula, Qafarena, Baruti, Bërdufi (L) / Qepa, Çullhaj, Deliu. Trajner: J. Melka
Kroacia: Zhukouski, Galiç, Dukiç, Shestan, Pervan (L), Andriç, Mihalj, Smiljaniç (L) / Xhirliç, Giljanoviç, Sedlaçek, Peterlin. Trajner: I. Rançiç
Gjyqtarë: P. Harizanov (Bullgari), E. Zguri (Shqipëri)
Ndihmës: A. Nurja, R. Mujo, E. Kurti, E. Papamihali (Shqipëri)
Liga e Argjendtë e Evropës
Volejboll – Meshkuj
Grupi B
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Bjellorusia 6 5 1 16-4 15
- Kroacia 6 5 1 16-6 14
- Shqipëria 6 1 5 7-16 5
- Hungaria 6 1 5 4-17 2