AlbanianSport.com 06/06/2018 18:25
ASNN – Rekordi i ri kombëtar, i vendosur javën e shkuar në Romë, e ka bërë trajnerin Taulant Stërmasi, mjaft optimist për një verë të suksesshme të atletes së tij, Luiza Gega. Për trajnerin e rekordmenes shqiptare, koha e regjistruar nga Gega merr më tepër vlerë e vendosur në një perspektivë ndërkombëtare.
Sidoqoftë, për të, pritshmëritë janë edhe më të mëdha. Vendi i 9-të, i arritur javën e shkuar në garën e 3,000 me pengesa në “Diamond Ligë” në Romë është në fakt shumë më shumë sesa duket në pamje të parë. I këtij mendimi është trajneri i atletes, Taulant Stërmasi.
Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, Stërmasi ka bërë edhe një analizë të të gjithë garës. Për trajnerin e rekordmenes shqiptare, koha e regjistruar nga Gega merr më tepër vlerë e vendosur në një perspektivë ndërkombëtare. Për Stërmasin, pritet edhe më shumë nga atletja shtatshkurtër.
Në garën e 3,000 metrave me pengesa në “Diamond Ligë” në Romë, 29-vjeçarja theu rekordin kombëtar në këtë garë, ndërsa tanimë vështrimin e ka hedhur drejt Lojërave Mesdhetare dhe Kampionatit Evropian.