Botërori 2018 / Tunizia, midis agjërimit, stërvitjes dhe kufinjve njerëzorë

Share Button

AlbanianSport.com 05/06/2018 15:35

ASNN – Tunizia po përgatitet për Botërorin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Trajneri i saj, Nabil Ma’alul thotë se ekipi po punon për t’iu përshtatur së bashku agjërimit dhe stërvitjes. Ai u ka kërkuar lojtarëve që të bëjnë sa më shumë kujdes në stërvitje që të mos pësojnë ndonjë dëmtim, i cili do t’i bëjnë që të thyejnë agjërimin. “Në skuadër kemi shumë lojtarë që mbajnë agjërim”, – ka pohuar ai.

“Megjithëse kemi ditë që përgatitemi ndeshjen e parë nuk luajtëm mirë, sidomos Mouezi, – ka vijuar ai. – Unë I thashë që të mos hynte në fushë, sepse kishte të tjerë më të gatshëm por ai nuk më dëgjoi, ndaj u detyrua që të ndërhynte stafi mjekësor. Lojtarët kanë të drejtë të agjërojnë, sepse është feja jonë. Por është e vështirë për të qëndruar 16 orë pa pirë ujë, sidomos kur kemi dy seanca stërvitore.

“Sidoqoftë, ne po përshtatemi, – ka pohuar trajneri i Tunizisë. – Problemi kryesor nuk qëndron te Ramazani, sepse djemtë janë mësuar me të, por te muskujt që pas një kampionati të gjatë me klubet, muskujt e futbollistëve furnizohen më pak me energji.” Ndërkohë, sulmuesi i përfaqësueses së Tunizisë, Uahbi Hazri, beson se skuadra e tij po bën mjaft mirë.

Duke parë paraqitjet ndaj miqësoreve me Portugalinë dhe Turqinë, ai shpreson në ecurinë pozitive edhe në Botëror. “32 skuadrat që janë në Botëror, sigurisht që janë më të mirat, – ka thënë ai. – Por ne kemi luajtur mirë me Portugalinë dhe Turqinë. E besoj se edhe ndaj Spanjës do të japim më të mirën. Këto teste na ndihmojnë për të parë se ku jemi, ku i kemi dobësitë.”

“Nuk mund të presim t’i rregullojmë në 18 qershor, kur përballë do të kemi Anglinë” – përfundoi Kazri. Ndërsa portieri i përfaqësueses, Mouez Hasen, thekson se ata do të japin gjithçka për të përfaqësuar me dinjitet Tunizinë në Botërorin e Rusisë. “Ne duam të fitojmë dhe për këtë do të japim gjithçka, për ta përfaqësuar Tunizinë, sa më denjësisht në Botëror”, – ka thënë ai.

“Ne po punojmë në stërvitje edhe pse na shqetësojnë ato që thuhen për ne jashtë fushës stërvitore. Jemi gati për të nisur aventurën në botëror” – përfundoi gardiani i portës tuniziane, Hasen.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

AlbanianSport.com 15/03/2024 14:50 ASNN – E fundit që ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

AlbanianSport.com 15/03/2024 13:55 ASNN – Edhe veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh