Futboll – Femra / Shqipëria e Nën-19-vjeçareve barazon me Maqedoninë

Share Button

AlbanianSport.com 05/06/2018 13:45

ASNN – Kombëtarja shqiptare e femrave për grupmoshën e Nën-19-vjeçareve e mbylli në barazim 1-1 testin e parë miqësor me Maqedoninë. Trajneri Nevil Dede nuk kishte të plotë grupin e sportisteve. Megjithatë Shqipëria e drejtuar prej tij tregoi futboll të mirë me konceptin e duhur për të sulmuar. Edhe pse golat u shënuan në pjesën e dytë të takimit, në fraksionin e parë ishin disa mundësi të mira.

Në minutën e 13-të ishte Esi Lufo, që përballë portieres kundërshtare nuk e dërgon topin në rrjetë, duke fituar vetëm një goditje dënimi. Aksioni pasardhës me krosin në zonë sjell një tjetër mundësi shënimi. Në të 39-ën minutë, Shqipëria ndërton një aksion model me disa pasime ku marrin pjesë Sulo, Lufo dhe në fund finalizimi nga distanca, por i pasaktë, i kapitenes Levenaj.

Pjesa e dytë nis me disa zëvendësime, por edhe me lojë të mirë nga ana e vajzave kuqezi. Në harkun e 6 minutave, nga e 53-ta, deri në të 59-tën, janë dy mundësi të mira shënimi. Në fillim me Begollën dhe më pas me Lufon që nuk koordinohet si duhet. Ndërkaq, Maqedonia befason në të 62-ën minutën, kur një pakujdesi e vajzave kuqezi shfrytëzohet Zhiviku për nga mikeshat.

Megjithatë sulmet kuqezi vijojnë për të ardhur tek minuta e 89-të, kur Begolla fiton një 11-metërsh të cilën e shndërron vetë në gol. Dy minutat shtesë nuk i mjaftojnë skuadrës së drejtuar nga trajneri Nevil Dede, edhe pse tentoi deri në fund të marrë fitoren. Më datë 6 qershor 2018, Shqipëria do të udhëtojë drejt Ohrit për të luajtur sfidën e kthimit në këtë test miqësor.

Këto janë sfida të cilat vlejnë në kuadër të eliminatoreve të Evropianit 2019. Shqipëria e Nën-19-vjeçareve ndodhet në grupin 10 eliminator, përballë Holandës, Bjellorusisë dhe Polonisë.

 

Shqipëri – Maqedoni                                    1-1

Shënuese: Begallo 89’(11-m.) / Zhiviku 62’

E hënë, 4 qershor 2018, ora 17:00

në Stadiumin “Skënderbeu”, Korçë

Shqipëria: Isa, Morina, Zyba, Gila, Levanja, Rragami, Zhyrmeti, Tukaj, Zarka, Lufo, Sula. U aktivizuan: Agalliu, Niçku, Çerkini, Begallo. Trajner: N. Dede

Maqedonia: Reçi, Gegova, Josheska, Gjorgjevska, Gjorgjevia, Kotreska, Polozhani, Zhiviku, Dimoska, Dervishi. U aktivizuan: Nikolova, Petrovska, Bejtoviku, Ristovska.

Gjyqtare: E. Rusta, E. Kume, M. Salla (Shqipëri)

Kartonë të verdhë: Gegova, Polozhani

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh