Botërori 2018 / Franca, pretendentja që kërkon të lë pas hijet e së shkuarës

Share Button

AlbanianSport.com 01/06/2018 21:15

ASNN – Franca shkon në Botëror si një nga skuadrat pretendente për trofeun. Ekipi i Deshompit kërkon të harrojë dhimbjen e finales së humbur në Evropian e 2016-ës në shtëpi, atë me Portugalinë. Shpresat për Botërorin janë të larta po të shikosh se në përbërje ka lojtarë mjaft të mirë, që luajnë në klubet më me emër të Evropës. E ndodhur në grupin C, presioni mbi skuadrën e Didië Deshompit rritet kur në ndeshjen e parë, më 16 qershor 2018, do të përballet me Australinë, e më pas vijnë dy ndeshjet e tjera me Perunë dhe Danimarkën.

Por duke parë këta kundërshtarë, duket se Franca është më me fat se në Botërorët e tjerë, kur në grupe ka patur skuadra më të forta. Përpara se të përfundonte në krye të grupit eliminator, Franca humbi në Suedi e më pas fitoi me Luksemburgun. Por duke parë kundërshtarët e tyre në grupin C, e sidomos duke u udhëhequr nga yjet Grizman e Mbape, “Les Blues” duket se  kanë lënë pas dështimet dhe mendojnë vetëm për rezultatet pozitive. Danimarka e Kristian Eriksenit mund të jetë kundërshtari më i fortë për Francën në grup.

Ndërsa Peruja do të jetë pa kapitenin Paolo Guerrero, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nuk e fali futbollistin, pasi ai doli pozitiv në testin antidoping. Australia vjen në Rusi me një skuadër të plakur. Duke lënë pas demonët e së kaluarës, Franca duhet të dalë e para e grupit C. Sepse nëse del në vendin e dytë do t’i duhet të përballet me Argjentinën e Lionel Mesit që ndodhet në Grupin D. Gjithnjë nëse argjentinasit dalin të parët e grupit të tyre.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

AlbanianSport.com 15/03/2024 14:50 ASNN – E fundit që ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

AlbanianSport.com 15/03/2024 13:55 ASNN – Edhe veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh