AlbanianSport.com 01/06/2018 19:55
ASNN – Gjurma e lënë nga goditja e një predhe në muret e një ndërtese, tregon për traumën që ka përjetuar shumë kohë më parë, Luka Modriç, heroi kroat dhe ylli i Realit të Madridit. Shtëpia ndodhet në malet e Velebit, e veçuar, ku fqinjët më të afërt ndodhen disa kilometra larg, me pemët që tani rriten edhe brenda shtëpisë teksa çatia është e rrënuar, ajo është shtëpia ku Modriç kaloi një pjesë të fëmijërisë së tij, në fshatin Zaton Obrovacki, derisa shpërtheu lufta për pavarësi e Kroacisë në vitin 1990.
Gjyshi i tij u vra nga forcat serbe, shtëpia u dogj dhe familja u arratis në qytetin bregdetar të Zadarit, rreth 40 kilometra larg. “Dëgjova për një djalë pak hiperaktiv që luante futboll në korridorin e shkollës, madje fle me topin”, – tha Josip Bajlo, i cili ishte atëherë trajneri i ekipit të parë të Zadarit. Sapo Bajlo e pa Modriçin, ai e tërhoqi në skuadër, ku menjëherë u dallua. Lufta e viteve 1991-1995 me serbët, gjatë së cilës Zara dhe rajoni përreth goditur rëndë nga predhat, e stresuan shumë Modriçin.
“Ka ndodhur me mijëra herë që binin predha ndërsa ne stërviteshim e menjëherë vraponim për në strehime” – rrëfen miku i fëmijërisë Marijan Buljat. Tetorin e kaluar, Modriç u zgjodh për herë të tretë në ekipin më të mirë të FIFA-s. Ish-klubi i tij, NK Zadari, që tani është në divizionin e tretë të Kroacisë, e ka futur në histori talentin kroat. Modriçi shkoi te Dinamo e Zagrebit në vitin 2000 dhe u bashkua me klubin e Premier Ligës Angleze, Totenhemin, në vitin 2008.
Pas një lumë ofertash, në 2012-ën, ai kaloi te Real Madrid. Pas sukseseve të arrituara me Realin, Modriç do të udhëheqë tani Kroacinë në Botërorin e Rusisë.