AlbanianSport.com 01/06/2018 17:10
ASNN – Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë të Zvicrës ka refuzuar apelimin e bërë nga sprintieri xhamajkian Nesta Karter, që ishte skualifikuar për doping në Lojërat Olimpike në Pekin më 2008-ën.
Një gjë e tillë i ka kushtuar heqjen e medaljes së artë stafetën 4×100 metra, atje ku ishte pjesë dhe Jusein Bolti. Karteri ka rezultuar pozitiv në kontrollin antidoping si përdorues e një substance stimuluese.
Kjo nënkupton se xhamajkani Bolt e ka humbur edhe të ashtuquajturën “3-she të 3-fishtë”, domethënë medaljet e arta në 100, 200 dhe 4 x 100 metra në 3 Lojëra Olimpike radhazi.