AlbanianSport.com 01/06/2018 15:20
ASNN – Organizmi që qeveris futbollin botëror, FIFA, nuk e ka marrë parasysh dëshirën e Andrij Shevçenkos dhe Kristian Panuçit dhe ka vendosur që miqësorja Shqipëri-Ukrainë të mos zhvendoset gjetkë, por të luhet në Evian të Francës, pikërisht atje ku ishte parashikuar. Vendimin e FIFA-s e ka konfirmuar edhe Drejtori i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Federatën Shqiptare të Futbollit, Gert Çarçani, i cili ka sqaruar se ndeshja do të zhvillohet në orën 16:00.
Nuk ka asnjë ndryshim nga vendimi fillestar dhe ndeshja miqësore e së dielës, midis Shqipërisë dhe Ukrainës, do të zhvillohet në stadiumin që ishte caktuar që në fillim. Të dy trajnët e kombëtareve kishin rënë dakord për zhvillimin në një stadium tjetër të miqësorës Ukrainë-Shqipëri. Megjithatë, organizmi që qeveris futbollin botëror, FIFA, nuk e ka marrë parasysh dëshirën e Andrij Shevçenkos dhe Kristian Panuçit dhe ka vendosur që miqësorja të mos zhvendoset gjetkë, por të luhet në Evian të Francës, pikërisht atje ku ishte parashikuar.
Me pak fjalë, më 3 qershor, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ku Ukraina aktualisht po kryen edhe përgatitjet. Shevçenko ishte i pakënaqur me kushtet e stadiumit, dhe ishte i shqetësuar edhe për sigurinë. Stadiumi “Kamil Furnier” në Evian Lë Bain, është një stadium modest me 3,000 vende, nga të cilat vetëm 1,500 janë të mbuluara. Vendimin e FIFA-s e ka konfirmuar edhe Drejtori i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Federatën Shqiptare të Futbollit, Gert Çarçani, i cili ka sqaruar se ndeshja do të zhvillohet në orën 16:00.
Ndërkaq, përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka zhvilluar një seancë stërvitore të mërkurë, një ditë pas humbjes me Kosovën në Zyrih, e është transferuar për në Verbier, një qytet afër Evianit, aty ku do të zhvillohet ndeshja e dytë miqësore me Ukrainën. Sipas programit të kuqezinjve, nga e enjtja e 31 majit e në vijim. Kombëtarja kuqezi vjen në këtë miqësore pas asaj humbjeje 0-3 në miqësore me Kosovën.