AlbanianSport.com 01/06/2018 13:30
ASNN – Mauricio Makri, President i Argjentinës është takuar me futbollistët e kombëtares përpara se ata të largohen nga vendi. Ai ka vlerësuar paraqitjet e lojtarëve në aktivitetet e mëparshme dhe uron që në Rusi, ata të bëjnë një paraqitje të mirë, pasi lojtarët e mirë nuk mungojnë. “Unë jam një nga ata që besojnë te ju, – ka thënë ai. – Ne duhet t’ju vlerësojmë dhe t’ju falënderojmë që kemi qenë protagonistë të tre turneve të njëpasnjëshme me shfaqje spektakolare.”
“Tani do të shohim se çfarë do të ndodhë në Rusi, – ka vijuar kreu i shtetit argjentinas. – Ne do të jemi të lumtur për çdo gjë të bukur që ju do të bëni atje. Nuk është e vërtetë që nëse dikush nuk bëhet “kampion” ky është një dështim, kjo është një çmenduri që nuk ekziston kudo në botë. E vërteta është se ne kemi një ekip të madh, lojtarë të mëdhenj dhe ne jemi me fat që kemi më të mirët në botë, të cilët do ta ndihmojnë shumë ekipin”. Presidenti Makri është takuar edhe me kapitenin e përfaqësueses, Lionel Mesin.
Ky i fundit ka falënderuar gjithë tifozët për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë këtyre ditëve të qëndrimi atje. “Falënderojmë të gjithë ata që na kanë mbështetur gjatë gjithë kohës që ishim këtu. Ne jemi të etur për t’i dhënë Argjentinës vendin që meriton dhe ne do të përpiqemi të japim maksimumin në Rusi” – ka thënë Mesi. Përfaqësuesja e futbollit e Argjentinës është larguar nga vendi i saj, ndërsa autobusi është përshëndetur nga qindra tifozë.
Të gjithë shpresojnë që përfaqësuesja e tyre të kthehet nga Rusia me trofeun e ëndërruar. Mauricio Tevez, një tifoz argjentinas, thotë: “Unë shpresoj se Mesi në këtë Botëror do të japë gjithçka për ekipin. Besoj se ai do ta fitojë këtë trofe që është jo vetëm ëndrra e tij, por edhe të gjithë argjentinasve”. Ndërsa Alan Solis, një tjetër tifoz i përfaqësueses argjentinase, i cili nuk do të jetë në Rusi, u shpreh: “Edhe pse nuk jemi në Rusi, duke i parë ndeshjet nga shtëpia, ne do ta mbështesim skuadrën tonë për të realizuar ëndrrën, për të sjellë trofeun e Botërorit në Argjentinë”.