AlbanianSport.com 01/06/2018 09:50
ASNN – Futbollistët e përfaqësueses së Nigerisë kanë shkuar në vilën presidenciale për t’u takuar me presidentin e vendit, Muhamad Buhari. Obi Mikel, një nga lojtarët e njohur të përfaqësueses nigeriane u shpreh se, edhe pse shkojnë në një Botëror pa asnjë shpërblim nga ana financiare, ata do të japin maksimumin.
Ndërsa trajneri i Nigerisë, Gernot Rohr, tha se, megjithëse kanë në grup skuadra të vështira, ata do të bëjnë përpjekjet maksimale për ta kaluar atë. “Ne e dimë se kemi grup të vështirë me Argjentinën, Kroacinë dhe Islandën, – theksoi ai. – Shpresoj të kalojmë grupin dhe mendoj se lojtarët e mi janë në gjendje ta bëjnë këtë”.
Ndërsa Presidenti i Nigerisë Buhari u shpreh: “Ju jeni skuadra më e re në turne, ka të ngjarë edhe ekipi më i papërvojë, një fakt që do të shfrytëzohet nga kundërshtarët tuaj. Por mos harroni se ju do të keni mbështetjen e plotë dhe bekimet e të gjithë nigerianëve, të cilët do t’ju përkrahin për sa kohë që ju do të jeni në turne”.