AlbanianSport.com 28/05/2018 21:40
ASNN – Prishtina e drejtuar nga trajneri Mirel Josa fitoi Kupën e Kosovës. Një sukses ky i arritur pas goditjes së 11-metërshave në finalen me Vëllaznimin, të zhvilluar të dielën në Mitrovicë.
Koha rregullt dhe pjesët shtesë përfunduan në barazim 1-1. Ndërsa rezultati i llogarisë së goditjeve nga pika e bardhë ishte 5-4 në favor të Prishtinës që nuk e pati të lehtë të kalonte Vëllaznimin, që këtë sezon zbriti nga Superliga e Kosovës.
Prishtina tani do të presë shortin e Ligës së Evropës për të njohur kundërshtaren e turit paraeliminator të veprimtarisë së dytë të klubeve të kontinentit. Ndërkaq, në Ligën e Kampioneve, nga Kosova do të marrë pjesë ekipi kampion, Drita.