Gjergj Vyshka 19.11.2014 14:35
Administratori Saliaj: Është drejt rikuperimit, shpresojmë që deri të dielën të bëhet. Blutë i kanë ende të pazgjidhura problemet e fushës së stërvitjes dhe janë në pritje të ndryshimit të orarit. Mirëpo në një krah janë dhe dëmtimet, që për administratorin Saliaj krijojnë shqetësime. “Kemi ende Muçën të dëmtuar”, – ka deklaruar administratori i Dinamos, Ismet Saliaj.
“Shpresojmë që deri të dielën, kohë në të cilën ne do të zhvillojmë dhe ndeshjen me Bylisin, të arrijmë ta rikuperojmë, – ka shtuar ai. – Pjesa tjetër është stërvitur normalisht.” Të paktën edhe sot Dinamo do të vijojë stërvitjen normale. Madje mund të kishte përfituar dhe nga orari i Kukësit meqë verilindorët janë detyruar ta bëjnë ndeshjen e tyre të kthimit të Kupës në stadiumin “Zeqir Ymeri”.
Pasi edhe duke qenë 1/8 e finaleve të Kupës së Shqipërisë, ndryshe nga sezoni i kaluar kur në ish-kompleksin Dinamo ka luajtur me Apoloninë, një gjë të tillë nuk mund ta bëjë sot ndaj Pogradecit. Gjithsesi Dinamo ka punët e veta dhe pret që në Ballsh jo vetëm të marrë rezultatin pozitive, por dhe të ruajë kryesimin meqë Sopoti dhe Butrinti kanë ndeshje të vështira jashtë fushe, respektivisht ndaj Naftëtarit në Kuçovë dhe Shkumbinit në Peqin.