AlbanianSport.com 26/05/2018 14:25
ASNN – Akademia “Te Stela” në not e ka bërë të përvitshëm “Ditën e Sprinteve”, ndërsa në të kanë marrë pjesë edhe notarë nga ekipet e Venturiusit, Studentit dhe Vllaznisë. Është konkurruar për moshën 10-12 vjeç, ndërsa disiplinat ishin 50 dhe 100 metra stil i lirë, 50 metra delfin, 50 metra shpinë dhe 50 metra flutur.
Kryetrajneri i Stelës, Sadik Mema, ka treguar dhe qëllimin e kësaj veprimtarie. “Është forma që fëmijët t’i mbajmë në aktivitet dhe t’i përgatisim sa më mirë për garat që do të vijnë, – ka sqaruar ai. – Kemi ftuar disa ekipe, ndërsa është një veprimtari që e organizojmë ne si akademi.”
“Për rrjedhojë nuk është organizuar nga Federata Shqiptare e Notit, e cila ka sjellë vetëm gjyqtarët. Ne kemi organizuar dhe veprimtari të tjera noti për fëmijët, kurse rezultatet shpresojmë të jenë të mira”, – ka përfunduar Mema.