Volejboll – Femra / Dy fitore jashtë, Shqipëria, skuadër e “fushës së huaj”

Share Button

AlbanianSport.com 26/05/2018 09:00

ASNN – Shqipëria e volejbollit të femrave tashmë mund të konsiderohet skuadër e “fushës së huaj”. Pasi ka fituar më 20 maj në Tbilisi 3-0 ndaj Gjeorgjisë vendëse, të njëjtën gjë e ka bërë dje në Ranana ndaj Izraelit. Një ndeshje që, edhe për shkak të kundërshtarit, i cili ka pasur dhe dëmtime si Marmen, është kthyer në një seancë stërvitore. Një orë e 9 minuta dhe Shqipëria ka mbaruar punë ndaj Izraelit.

E të paktën është kthyer optimizmi pas humbjes 3-0 ndaj Austrisë në sallën olimpike “Feti Borova”. Ajo që është e sigurt është se Gjeogjia dhe Izraeli, janë kundërshtare që vajzat kuqezi i vënë poshtë. E nëse vijohet kështu, teksa pjesën e parë të ndeshjeve të Ligës së Evropës i kemi përfunduar në vendin e dytë, atëherë pjesëmarrja në finale është një mundësi reale.

Nëse ndodh kështu do të jetë dhe një përgatitje më e mirë për Lojërat Mesdhetare. Me dy ndeshje në shtëpi, më 30 maj 2018 ndaj Izraelit dhe 6 qershor 2018 ndaj Gjeorgjisë, Shqipëria e volejbollit të femrave, pas tre vjetësh pjesëmarrje në Ligën e Evropës, mund të realizojë ëndrrën për të qenë në finale. Por që të jetë një skuadër e fortë, ndërsa deri më tani është skuadër e fushës së huaj, duhet që një sukses të tillë ta bëjë dhe më 2 qershor në Vjenë ndaj Austrisë. Megjithatë le të mbetemi tek suksesi i Izraelit.

 

Liga e Argjendtë e Evropës

Volejboll – Femra

 

Grupi B

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         H.        Setet               Pikë

  1. Austria           3          3          0          9-1                  9
  2. Shqipëria       3          2          1          6-3                  6
  3. Izraeli             3          1          2          4-7                  3
  4. Gjeorgjia        3          0          3          1-9                  0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh