AlbanianSport.com 26/05/2018 14:25
ASNN – Olivia Haltas dhe Nikia Uidhërs janë shqiptare e do të luajnë me përfaqësuesen e volejbollit të femrave. Po kështu dhe Dallas Mur tek koshi. E duke vijuar më tej me dekretimin e nënshtetësisë shqiptare, Jelena Nikpajljeviç e Flamurtarit tashmë është bërë shqiptare.
Ajo do të jetë pjesë e Shqipërisë në basketboll për femra për dy ndeshjet e fundit eliminatore të Kampionatit Evropian 2019, që në fakt janë në nëntor të këtij viti. Po kështu ka marrë pasaportën amerikane dhe Dallas Mur, që luan me Pezaron, ndërsa më parë ka luajtur në kolegjet amerikane.
Lojtar organizator, vlerat e të cilit i njeh mirë trajneri shqiptar, Spiro Leka, që duket se ua ka sugjeruar atë drejtuesve të basketbollit shqiptar. E ky lojtar do të duhet të jetë më 1 korrik përballë Danimarkës, ndërsa Shqipëria e basketbollit ka bërë shqiptarë më parë dhe Rashon Brodusit, por dhe Mozerin.
Në këtë mënyrë, në varfërinë e kampionatit të volejbollit dhe basketbollit në vend, ne vijojmë të kërkojmë të huaj t’i bëjmë shqiptarë për kombëtarët. Pavarësisht se mund të mos e dinë se ku është Shqipëria. Mirëpo veprojmë kështu se dhe ne jemi si e gjithë bota.