AlbanianSport.com 25/05/2018 17:05
ASNN – Erkand Qerimaj ka pranuar për RTSH Sport se është në fazën e rikuperimit pas dëmtimit. “Jam këshilluar dhe me mjekun që jam duke bërë fizioterapinë për të mos garuar, – ka thënë ai. – Kam pasur një problem të dëmtimit të tendinëve në Bukuresht e për rrjedhojë jam duke bërë fizioterapi.”
“Shpresoj që, për gati 3 javë, të jem në stërvitje për të qenë gati për veprimtaritë ndërkombëtare, – ka vijuar shtangisti shkodran. – Kualifikimet për në Lojërat Olimpike janë individuale. Unë sot jam i shtati në renditjen botërore dhe do ta arrij.” Ndërkohë Calja ka treguar se ka ardhur vetëm për të nderuar veprimtarinë.
“Do të bëj thjeshtë dy prova dhe më pas do të largohem, – ka thënë ai. – Është thjesht për të nderuar Kupën. Nuk kam garë me asnjë. Sa për shpërblimin është çështje procedurash e shumë shpejt do ta marrë shpërblimin e medaljeve. Nuk është normale që jemi dënuar, sepse i kanë hequr sportit shqiptar 6 medalje të garantuara në Tarragona.”