Formula 1 / Rikiardo & Verstapen, dominues në provat e lira në Monako

Share Button

AlbanianSport.com 25/05/2018 16:10

ASNN – Botërori i Formulës 1 do të vijojë në fundjavë me Çmimin e Madh të Monakos dhe skuadrat kanë nisur të bëjnë provat e para, duke përvijuar edhe favoritët. Sikundër i gjithë ky sezon, edhe gara e 6-të e tij, ajo e Monte Karlos do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, përgjatë gjithë fundjavës, duke nisur nga provat e lira e ato zyrtare e duke kulmuar me garën e së dielës. Daniel Rikiardo, i ndjekur nga Maks Verstappen, e kanë nisur rrugëtimin drejt garës së të dielës në Monte Karlo, duke i dhuruar skuadrës së “Red Bull”-it dominimin në provat e para.

Australiani ishte  154 të mijëtat e sekondës më shpejt sesa Verstapeni, ndërsa i treti, 354 të mijëtat e sekondës, ishte “Mercedes”-i i Ljuis Hemiltonit. Sebastian Feteli i “Ferrari”-t, i cili është 17 pikë pas Hamiltonit në renditjen e përgjithshme të pilotëve në Formula 1, regjistroi kohën e 4-t më të shpejtë, duke qenë 562 të mijëtat e sekondës pas britanikut, por duke lënë prapa shokun e tij të skuadrës, Kimi Raikonenin. Ndërkohë, Fernando Alonso kishte probleme me sistem e frenimit, çka e la atë në garazh për shumicën e këtyre provave të para.

Spanjolli, i cili nuk ka garuar në Monte Karlo që nga 2016-ta, pasi vjet garoi në garat amerikane, në “Indianapolis 500”, arriti të dilte për 10-minutëshin e fundit të këtyre provave, por nuk mundi të shkojë dot më larg sesa vendi i 17-të, dy vende prapa shokut të tij të skuadrës së “McLaren”-it, Stofel Vandorn. Ndërkaq, Karlos Sainz, me “Renault” e tij ishte i 6-ti,   duke lënë prapa shokun e skuadrës së Hemiltonit, Valteri Botas, i cili nuk e vendosi dot kohën më të shpejt me gomat shumë të buta, edhe pse në sektorin e mesit të kësaj gare premtonte shumë.

Në vendin e 8-të u rendit “Force India” e Serxhio Perezit, i cili la pas pilotin e “Haas”-it, Romën Groszhon, ndërsa piloti tjetër i kësaj skuadre Kevin Magnusen, ishte vetëm i 20-ti, pasi pësoi një avari në motorin e tij. 10-shen e të parëve e plotësoi Sergej Sirotkin me “Williams”-in e tij. Sikundër i gjithë ky sezon, edhe gara e 6-të e tij, ajo e Monte Karlos do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, përgjatë gjithë fundjavës, duke nisur nga provat e lira e ato zyrtare e duke kulmuar me garën e së dielës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh