AlbanianSport.com 19.11.2014 11:15
Karateja është e para disiplinë sportive e cila ka nisur aktivitetet e saj për 70-vjetorin e Çlirimit të vendit.
Sipas njoftimit të Federatës Shqiptare të Karatesë, e cila është shpërndarë në “Facebook” nga drejtori teknik Ramiz Ismailgecaj, do të zhvillohet sot në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, veprimtaria për kategorinë deri në 13 vjeç, paratërinj dhe të rinj.
Ndërkohë që dy ditë më pas, tashmë në Elbasan, do të zhvillohet veprimtaria për kategorinë e moshës 8 deri në 12 vjeç.
Sipas urdhrit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, janë disa Federata sportive të përfshira në këtë festë të vendit.