AlbanianSport.com 05/05/2018 20:55
ASNN – Me takimin Flamurtari-Vllaznia, që u luajt në mbrëmje dhe u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, është mbyllur java e 32-të e Kategorisë Superiore, që i zhvilloi të gjitha ndeshjet të shtunën. Sfida e zhvilluar në Vlorë u mbyll me rezultatin 1-1.
Ndërkohë në takimin tjetër të mbrëmjes, në përballjen midis Partizanit dhe Teutës, gjithçka përfundoi me shifrat 3-1 në favor të durrsakëve. 3 takimet e tjera të javës së 32-të të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit u luajnë pasdreke dhe Laçi ka përmbysur Skënderbeun nga 0-2 në 3-2, duke marrë 3 pikë mjaft të vlefshme që e mbajnë në valle për një vend në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm.
Nga hapi fals i kryesuesëve të renditjes ka përfituar Kukësi, që nuk ka gabuar në shtëpi, duke mposhtur Lushnjën e vendit të fundit 2-1 dhe duke e shkurtuar në 8 largësinë e pikëve që e ndajnë nga Skënderbeu, teksa kanë mbetur vetëm 4 ndeshje nga ky sezon i Supriores.
Takimi tjetër, ai midis Kamzës dhe Luftëtari është mbyllur me rrjeta të paprekura. Pas javës së 32-të të Kategorisë Superiore, Skënderbeu mban vendin e parë, në kuotën e 69 pikëve, i ndjekur nga Kukësi me 61 dhe Luftëtari me 51 pikë.