Moto GP / Kraçlou triumfon në provat zyrtare, niset i pari në Herez

Share Button

AlbanianSport.com 05/05/2018 17:15

ASNN – Gara e 4-të e këtij sezoni të nivelit më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, që njihet si Moto GP, ka zhvilluar të shtunën provat zyrtare. Do të jetë britaniku Kraçlou ai që do të niset i pari në pistën e Herezit, ndërsa emocionet e kësaj gare do të sillen të dielën për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Do të jetë Kal Kraçlou ai që do të niset i pari të dielën në pistën e Herezit, pasi britaniku ishte më shpejti në provat zyrtare të garës së 4-t të këtij sezoni të nivelit më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, që njihet si Moto GP. Piloti i LCR Hondës e përshkoi pistën spanjolle në 1 minutë, 37 sekonda e 653 të qindtat, duke vendosur edhe rekordin e ri të saj, që mbahej që prej 2015-ës nga Horhe Lorenco.

Dani Pedroza u detyrua të kënaqej me vendin e dytë me Repsol Hondën e tij, por mbetet sidiqoftë në vijën e parë të nisjes në shtëpi, pasi mbërriti në finish 259 të mijtat e sekondës pas Kraçlout. Po nga vija e parë të do niset edhe francezi i “Jamaha”-s, Johan Zarko, i cili ishte vetëm 44 të mijtat më i ngadaltë sesa Pedroza. Ish-rekordmeni i pistës, Lorenzo, do të niset nga vendi i 4-t me “Dukati”-n e tij.

Ndërsa krahas tij, në vendin e 5-të dhe të 6-të, do të rreshtohen dy spanjollë të tjerë, Mark Markez me “Repsol Hondën” e tij dhe Aleks Rins i “Suzuki”-t. Rreshti i 3-të është i gjithi italian, teksa një tjetër “Suzuki”, ai i Andrea Janones do të sfidohet nga dy motorët “Dukati” të Andrea Doviciozos dhe Danilo Petruçit. Një tjetër italian, veterani Valentino Rosi, do të niset nga vendi i 10-të,

Kurse shoku i tij i skuadrës së ”Jamaha”-s, Maverik Vinjales, niset nga vendi i 11-të. Në prag të kësaj gare të Çmimit të Madh të Spanjës, është Doviciozo ai që kryeson renditjen e përgjithshme me 46 pikë, një më tepër sesa kampioni në fuqi, Mark Markez, ndërsa Vinjales mban vendin e 3-të me 41 pikë, dhe Kraçlou e Zarko ndajnë të 4-tin e të 5-tin, me nga 38 pikë secili.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

AlbanianSport.com 10/03/2024 16:10 ASNN – Lara Kolturi, në finalet e Kupës së Botës. Skiatorja kuqezi

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh