Erzeni bën “bis”, titulli më pranë, gjithçka vendoset të dielën

Share Button

AlbanianSport.com 19/04/2018 22:00

ASNN – Erzeni ka bërë “bis”, duke e fituar edhe duelin e dytë të finales së Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Meshkuj, pasi ka mposhtur Partizanin 3-2 dhe tanimë shkon në ndeshjen e tretë, që do të luhet të shtunën në kryeqytet, duke synuar realisht titullin “kampion”.

Në fakt, dueli i zhvilluar të enjten në Sallën e re Sportive të Akademisë “Dhimitraq Goga” në Xhafzotaj të Durrësit dhe të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, nën komentin e gazetarit Gjergj Vyshka dhe specialistit Artan Pogoni, ka qenë po aq e luftuar nga fillimi deri në fund sa takimi i parë, i zhvilluar  pak ditë më parë në kryeqytet.

Erzeni do të kryesojë në setin e parë, duke patur edhe mundësi ta fitojë atë, por Partizani ka ruajtur përqendrimin, duke arritur të përmbysë dhe të fitojë me shifrat 26-24. Sidoqoftë, skuadra vendase, e drejtuar nga trajneri Ben Sako, ka reaguar, duke e dominuar setin e dytë dhe duke mos gabuar siç kishte bërë në setin e parë, pasi e ka fituar atë 25-19 dhe ka rikthyer barazinë në rezultat.

Megjithatë, skuadra shijakase nuk ka arritur të përfitojë nga epërsia psikologjike e fitimit të setit, pasi është Partizani i drejtuar nga trajneri Ylli Tomori që do të marrë kryesimin në setin e 3-të, për të mos e lëshuar atë deri në fund dhe duke fituar me shifrat 25-19. Duke dëshmuar se edhe kjo ndeshje e dytë finale ishte njëfarë “ruletë ruse”, seti i 4-t është rikthyer të flasë për Erzenin, që kryeson në 8-1 dhe, më pak në 12-7.

Por Partizani reagon fuqishëm, duke barazuar shifrat në 16-16 dhe prej aty gjithçka ka qenë një betejë nervash. Një betejë që fitohet në fund nga Erzeni me shifrat 25-23 dhe gjithçka i drejtohet setit final. Edhe këtu, është ekipi shijakas që kryeson që në fillim me shifrat 3-0, pastaj 6-1 dhe në ndërrimin e fushave rezultati është 8-2.

Por të kuqtë kryeqytetas reagojnë disi me kthimin në parket dhe ngushtojnë në 5 pikë, 5-10. Dhe në një betejë nervash në pikët e fundit, Erzeni fiton 15-12 setin e pestë dhe bashkë me të edhe takimin e dytë të kësaj finaleje, me shfirat 3-2, duke qenë kështu vetëm një hap larg titullit “kampion”.

 

Erzeni – Partizani                 3-2      (2-0)

(24-26, 25-19, 19-25, 25-23, 15-12)

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh