AlbanianSport.com 19/04/2018 17:40
ASNN – Skënderbeu për femra dhe Vllaznia për meshkuj janë kampionët e Shqipërisë në atletikë për grupmoshën deri në 18 vjeç, ndërsa gara është zhvilluar të mërkurën në Stadiumin “Elbasan Arena”.
Për meshkuj shkodranët, që kanë grumbulluar 133 pikë, kanë lënë nga para Mjeshtërinë Sportive Durrës me 75 pikë dhe Skënderbeun me 59 pikë. Ndërkohë korçaret, që morën 178 pikë, lanë nga pas Tiranën më 61 dhe Vllazninë me 41 pikë.
Në këto gara pati një pjesëmarrje masive, ndërsa gjithsej ishin 156 sportistë meshkuj dhe femra. Në përgjithësi u zhvillua një veprimtari i qetë me ekipet fituese që mbetën të kënaqura nga paraqitja që bënë sportistët e tyre në këto gara.
Kampionati Kombëtar
i Atletikës për Nën-18-vjeçaret
Rezultatet teknike të garave:
Meshkuj
400 m/p Kevi Lako (Mj.Sportive Durrës) 1’03”39
Hedhje disku Klidi Sina (Skënderbeu) 33.60 m
Së larti Milen Caco (Skënderbeu) 1.65 m
110 m/p Milen Caco (Skënderbeu) 17”42
Trehapësh Heldi Velikaj (Vllaznia) 13.48 m
400 m Embro Lamçellari (Mj.Sportive Durrës) 54”07
Hedhje gjyle Kristi Trungu (Mj.Sportive Durrës) 11.30 m
100 m Xhulian Guri (Vllaznia) 11”76
1500 m Artur Tafaj (Mj.Sportive Durrës) 4’33”23
Hedhje shtize Mikel Minka (Skënderbeu) 46.60 m
200 m Xhulian Guri (Vllaznia) 23”84
Së gjati Heldi Velikaj (Vllaznia) 6.39 m
4×100 m Vllaznia 47”53
4×400 m Mjeshtëria Sportive Durrës 4’01”29
Si ekip: Vllaznia 133 pikë
Femra
400 m/p Sara Myrteza (Skënderbeu) 1’09”92
Hedhje disku Pamela Asllani (Dinamo 2010) 24.91 m
Së larti Tea Fetaj (Partizani) 1.50 m
100 m/p Uibi Ahmet (Skënderbeu) 16”46
Trehapësh Erisa Rrasa (Vllaznia) 11.21 m
400 m Livia Topi (Skënderbeu) 1’01”51
Hedhje gjyle Pamela Asllani (Dinamo 2010) 8.69 m
100 m Elisa Myrtollari (Skënderbeu) 12”61
1500 m Redia Dauti (Tirana) 4’53”57
Hedhje shtize Asia Sina (Partizani) 22.27 m
200 m Elisa Myrtollari (Skënderbeu) 26”12
Së gjati Erisa Rrasa (Vllaznia) 4.91 m
4×100 m Skënderbeu A 52”81
4×400 m Skënderbeu 4’35”98
Si ekip: Skënderbeu 178 pikë