AlbanianSport.com 19/04/2018 14:25
ASNN – Partizani e ka nisur mirë ndeshjen dhe setin e parë të sfidës së dytë finale, teksa ka kryesuar 8-7, 16-15. Por Barleti Volej gjen mënyrën për të barazuar në 20-20 dhe më pas kalon në epërsi 22-23, 22-24 dhe merr setin e parë, 22-25. Rizgjohet Partizani, dalin në skenë De Oliveira dhe Shakoa.
Dhe të kuqet nuk përmbahen në setin e dytë; 5-2, 8-4, 16-10, 17-10, 19-12 dhe në fund 25-12. Në të njëjtat ritme është seti i tretë, teksa Partizani ka kryesuar 5-1, 8-1, 12-3, 16-5. Dhe këtu skuadra vetëkënaqet. Shënon vetëm 5 pikë, kurse kundërshtari 11. Ndaj dhe Barleti Volej është afruar deri në 21-16. Por vetëm kaq, sepse Partizani e fiton setin 25-19.
Të kuqet luajnë në setin e 4-t për të mbyllur ndeshjen, kurse Barleti Volej për ta çuar në finale, pse jo dhe për të shpresuar për më shumë. Partizani kryeson 8-5, 10-8, 13-10, 16-13. Barleti Volej është afruar deri në 22-21, por në fund 25-21 dhe pas gati dy orësh, Partizani ka fituar 3-1 dhe tashmë kryeson me ndeshje 2-0.
Partizani – Barleti Volej 3-1 (2-0)
Partizani: E. Tuci, Xheka, Nezaj, Matraku, Medina Shakoa Uinderlis Zhisel, Feuerharmel De Oliveira Larisa, Fagu (L) / Hasku, Blloku. Trajner: R. Tarja
Barleti Volej: Am. Prenga, Gjermeni, Pirra, M. Tuci, Braho, Picaku, Shabaku (L) / Agolli, Brati, Xhelilaj, Neli. Trajner: H. Gurabardhi
Gjyqtarë: E. Zenullari, I. Fështi (Tiranë)
Ndihmës: L. Nurçe, A. Nurja (Tiranë)