Mediat italiane lëvdojnë tifozët shqiptarë, Okaka: Një stadium i kuq, jo blu

Share Button

Itali-Shqiperi-Tifozi-me-shall

AlbanianSport.com 19.11.2014 08:45

ASNN – Të ndërgjegjshëm për incidentet e tifozëve serbë tre vjet më parë, apo të kroatëve të dielën, kanë sjellë shqetësim paraprak te italianët në lidhje me numrin e madh të tifozëve kuqezinj, të pranishëm në Xhenova, në mbështetje të lojtarëve të tyre. Por faktet kanë provuar tjetër gjë.

Tifozët shqiptarë vepruan si zotërinj të vërtetë, në qoftë se nuk i marrin parasysh ato futje në fushë, por me kuptim, dhe të izoluara. E përditshmja e mirënjohur sportive italiane, “La Gazzetta dello Sport” ka shkruar pas ndeshjes: “Stadiumi i Xhenovas është me ngjyrë të kuqe, në përqindje shumë të qartë. Duket sikur po luhet në Tiranë.”

“Por shqiptarët janë aty në mbështetje të Ligurias, me parulla e psalme pro afërsisë me italianët, – vijon gazeta në fjalë. – Ata kanë dhënë një demonstrim të qytetërimit inkurajues, pasuruar me duartrokitje ritmike të himnit tonë. Ju lumtë!” Sapo ka filluar ky ballafaqim historik, në shkallët e “Luixhi Ferraris” u krijua një atmosferë e ndezur nga tifozët shqiptarë.

Tifozët kuqezinj kanë befasuar edhe komentatorët italianë të ndeshjes. “Vetëm shqiptarë në stadiumin “Luixhi Ferraris”, – ishin fjalët e thëna nga komentatori italian në sekondat e para të miqësores, që u fitua nga axurrët me rezultatin 1-0. Edhe njeriu i fitores së italianëve, Stefano Okaka, ka mbetur i habitur nga numri jashtëzakonisht i madh i tifozëve kuqezinj në stadium.

Ai, pas ndeshjes ka deklaruar se ishte i e çuditshme të shihje stadiumin në Xhenova të mbushur me shqiptarë: “Ishte e çuditshme, kemi menduar se do ta shohim stadium në ngjyrë blu, në vend të kësaj, por ishte i tëri me shqiptarë. Megjithatë, ishte një gjë e bukur”, – deklaroi sulmuesi i Sampdorias.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh