Kanoe “prek ujin”, Presidenti Uds, nxitje dhe mbështetje për Shqipërinë

Share Button

AlbanianSport.com 17/04/2018 08:50

ASNN – Kanoe mund të jetë disiplina më e re sportive në vendin tonë. Presidenti i Federatës Evropiane të Kanoes, Albert Uds, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm Branko Lovric dhe anëtarin e bordit ekzekutiv, Andrej Jelenc, të shoqëruar nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Kanoes, Sokol Topçiu, kanë vizituar ditët e fundit Shqipërinë. Madje, ata janë pritur nga presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, zëvendëspresidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Vojo Malo, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Stavri Bello.

Për Bezhanin është shumë e rëndësishme kjo ndihmë që po i jepet zhvillimit të kanoes në Shqipëri. “Ne shpresojmë në këtë rritje të bashkëpunimit për zhvillimin e këtij sporti në vendin tonë. Jemi shumë të kënaqur për këtë takim, që do të jetë një shtysë e madhe për zhvillimin e kanoes”, – theksoi Bezhani. Ndërkohë Uds, pasi ka shprehur falënderimet e tij për mikpritjen, ka shprehur idetë e tij rreth zhvillimit të kanoes në vendin tonë. “Ndihem mirë sepse jam këtu dhe falë presidentit të Federatës Shqiptare të Kanoes, Sokol Topçiu, që flet dhe greqisht”, – ka thënë ai.

“Ne mundet që disa varka, të cilat janë në Beograd, t’i sjellim këtu, – ka vijuar Udsi. – Së dyti, kjo dhe nëpërmjet Solidaritetit Olimpik, të ofrojmë kurset për kualifikimin e trajnerëve. Pa thënë që mund të përfitohet dhe ndonjë fond financiar nga Federata Botërore e Kanoes. E rëndësishme që kanoe të shndërrohet në sport popullor, ashtu sikurse është.” Për Topçiun, Shqipëria i ka shanset për zhvillimin e kanoes, sepse ka resurse jo vetëm në ujëra të bardha, por dhe në det.

“Ne duhet të bëjmë çmos që ta kemi këtë sport në shkolla 9-vjeçare dhe të mesme për të shkuar më pas në përfitimin e sportistëve për të zhvilluar kampionatet kombëtare. Shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë”, – ka thënë ai. Dhe, në fund, vjen dhe ideja e Sekretarit Bello, që është zhvillimi i Kampionatit Kombëtar përurues në ujërat e Liqenin Artificial në kryeqytet. Në këtë mënyrë, kanoe është gati për të hyrë si disiplinë e re në sportin shqiptar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh