AlbanianSport.com 31/03/2018 08:50
ASNN – Briken Calja u shpall të mërkurën në mbrëmje kampion i 3-fishtë i Evropës në peshëngritje, duke marrë 3 medalje të arta në kategorinë e peshës trupore deri në 69 kg. Duke folur ekskluzivisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar nga kryeqyteti i Rumanisë, Bukureshti, ai ka kërkuar të mos paragjykohet, pavarsisht skandaleve të njëpasnjëshme të dopingut që kanë goditur së fundmi shtangën shqiptare.
Ka shkruar historinë, duke marrë, si kurrë më parë, 3 medalje të arta për Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes dhe, duke folur ekskluzivisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar nga kryeqyteti i Rumanisë, Bukureshti, Briken Calja ka kërkuar të mos paragjykohet, pavarsisht skandaleve të njëpasnjëshme të dopingut që kanë goditur së fundmi shtangën shqiptare. Për 28-vjeçarin, kishte ardhur koha për këtë triumf.
Peshëngritësi nga Shtërmeni ka theksuar se këto 3 medalje nuk ishin të papritura për të. Duke reflektuar edhe gjendjen e nderë që po kalon shtanga shqiptare, e cila nuk ka patur mundësi të çojë as mjek në Evropianin e Bukureshtit peshëngritësi kuqezi ka patur një përkushtim të veçantë për suksesin e tij. Briken Calja u shpall të mërkurën në mbrëmje kampion i 3-fishtë i Evropës në peshëngritje, duke marrë 3 medalje të arta në kategorinë e peshës trupore deri në 69 kg.