AlbanianSport.com 24/03/2018 09:45
ASNN – Tirana është fituese e dyfishtë e Turneut Mbarëkombëtar “Abedin Lame” në mundje për të rinj. Në stilin klasik, ose atë greko-romak, bardheblutë kanë lënë nga pas Flamurtarin dhe Burrelin. Kurse në mundjen e lirë Lirinë e Shkupit dhe Teutën.
Në këtë veprimtari kanë marrë pjesë 10 ekipe, ndërsa ka pasur dhe mundje femrash mes një përfaqësie të Kosovës dhe Shqipërisë. Në përshëndetjen e tij të zakonshme, presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba, ka vlerësuar turneun.
Më pas janë dhënë “Mirënjohje” për Kosovën, “Lirinë” e Shkupit, “Kërçovën”, si dhe për Jak Markun, Rasku Shirën, Sami Dedën dhe Ardian Trotën. Në këtë mënyrë mundja shqiptare ka ngritur siparin e veprimtarive për vitin 2018.
Turneu Mbarëkombëtar
i Mundjes për Të Rinj
“Abedin Lame 2018”
Rezultatet teknike:
Stili Greko-Romak
Pesha 55 kg Klodian Shehu (Tirana)
Pesha 60 kg Bajram Sina (Tirana)
Pesha 63 kg Julian Shehu (Tirana)
Pesha 67 kg Tygert Voci (Tirana)
Pesha 72 kg Kevin Kupi (Tirana)
Pesha 77 kg Ardit Ndoj (Tirana)
Pesha 82 kg Luçiano Kodheli (Tirana)
Pesha 87 kg Antonio Kodheli (Tirana)
Pesha 97 kg Uedi Nuriu (Tirana)
Pesha 130 kg Kevin Ballabani (Burreli)
Si ekip : Tirana 225 pikë
Sportisti më i mirë : Klodian Shehu (Tirana)
Stili i lirë:
Pesha 57 kg Minir Rexhepi (Liria Shkup)
Pesha 61 kg Oltion Bardhi (Tirana)
Pesha 65 kg Emanuel Çekrezi (Tirana)
Pesha 70 kg Ledio Çiku (Teuta)
Pesha 74 kg Orhan Xhaferovski (Liria Shkup)
Pesha 79 kg Omer Sejfullau (Liria Shkup)
Pesha 86 kg Eriglent Prizreni (Tirana)
Pesha 92 kg Hans Mara (Teuta)
Pesha 97 kg Emiljano Onuzi (Tirana)
Pesha 125 kg Paris Karepi (Teuta)
Si ekip : Tirana 210 pikë
Sportisti më i mirë : Emanuel Çekrezi (Tirana)