Taekuondo (World) / Pas kampionatit përzgjidhet edhe ekipi kombëtar

Share Button

AlbanianSport.com 12/03/2018 15:15

ASNN – Kampionati Kombëtar i Taekuondosë për Të Rritur dhe Të Rinj është vëzhguar dhe nga Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, si dhe Shefi i Politikave dhe Strategjive për Sportin dhe Rininë në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Arjan Konomi. Përgjatë kampionatit, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Taekuondosë në versionin “World”, Arben Markaj, do të deklaronte: “Pritshmëritë tona janë për një kampionat të mirë, ndërsa do të duhet të shohim gjendjen e Elord Gjanës, i cili duhet të jetë përfituesi i bursës olimpike.”

“Jo vetëm kaq, por kjo veprimtari është përzgjedhëse dhe për ekipin kombëtar, që do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, apo dhe në Eliminatoret e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, – ka thënë numri 2 i organizmit që qeveris këtë sport të arteve marciale në Shqipëri. Në të tilla kushte themi që niveli është i pëlqyeshëm”. Dhe në përfundim të veprimtarisë, Markaj ka njoftuar se është përzgjedhur dhe ekipi kombëtar, i cili përbëhet nga Elord Gjana, Valdet Allaraj, Juirdo Cani, Arlind Lushaj, Dea Gerqari, Glikeria Quka, Fernanto Caco, etj.

“Ata përbëjnë bërthamën e ekipit, ndërsa kishim marrë masat që kjo veprimtari të zhvillohej në kushte optimale. Veprimtaria u zhvillua në dy fusha luftimi dhe ndeshjet u drejtuar  nga gjyqtarët e Federatës sonë, ndërsa një punë shumë të mirë bëri dhe kryegjyqtari Vlerar Bekteshi”, – ka përfunduar Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Taekuondosë në versionin “World”, Arben Markaj, kurse “Top Gym Sport” dhe Tirana ishin përkatësisht “kampionët” e të rinjve dhe të rriturve për vitin 2018 në Shqipëri.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Karate / Mikela Skandaj, premtimi i madh kuqezi në artet marciale

Karate / Mikela Skandaj, premtimi i madh kuqezi në artet marciale

AlbanianSport.com 03/03/2024 13:45 ASNN – Turneu Ndërkombëtar i Trevizos në karate, Mikela Skandaj

Kosovë / Trajneri Kuka: Xhudistët e mi më befasuan për mirë në Paris

Kosovë / Trajneri Kuka: Xhudistët e mi më befasuan për mirë në Paris

AlbanianSport.com 04/02/2024 20:50 ASNN – Dy medalje e plot gjëra pozitive, Driton Kuka largohet

Xhudo / Nora Gjakova, vetëm e 5-ta në Paris, Loxha “rrëzohet” shpejt

Xhudo / Nora Gjakova, vetëm e 5-ta në Paris, Loxha “rrëzohet” shpejt

AlbanianSport.com 02/02/2024 23:35 ASNN – Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova, ka zhvilluar betejë

Xhudo / Vjen e arta e parë në turneun e Parisit, ngadhënjen Distria Krasniqi

Xhudo / Vjen e arta e parë në turneun e Parisit, ngadhënjen Distria Krasniqi

AlbanianSport.com 02/02/2024 18:35 ASNN – Për herë të tretë, Distria Krasniqi ka fituar garën më

Xhudo / Kuka: Atmosfera e turneut të Parisit, e dobishme për sportistët tanë

Xhudo / Kuka: Atmosfera e turneut të Parisit, e dobishme për sportistët tanë

AlbanianSport.com 01/02/2024 17:40 ASNN – Vjet Kosova ishte përfaqësuar në “Grend Slem”-in e Parisit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh