AlbanianSport.com 11/03/2018 22:05
ASNN – Lipset një nisje e re, me administratorët dhe drejtues të rinj, për sportin më të suksesshëm shqiptar në arenën ndërkombëtare. I këtij mendimi është peshëngritësi i njohur, Daniel Godelli, i cili gjendjen e shtangës shqiptare e cilëson si “një gjendje absurde, ku merren vendime të paligjshme nga organizma inekzistentë”.
Një gjendje absurde, ku merren vendime të paligjshme nga organizma inekzistentë. Kështu e ka përmbledhur peshëngritësi i njohur, Daniel Godelli, gjendjen e shtangës shqiptare. Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, Godelli thekson se lipset një nisje e re për sportin më të suksesshëm shqiptar në arenën ndërkombëtare.
25-vjeçari po përgatitet për Evropianin e Bukureshtit dhe shpreh besimin për një paraqitje të mirë përtej vështirësive që po kalon shtanga shqiptare. Evropiani i fundmarsit duhej të zhvillohej fillimisht në Tiranë, por, më pas, u zhvendos në janar në kryeqytetin rumun.