AlbanianSport.com 11/03/2018 20:35
ASNN – Vllaznia ka rikthyer entuziazmin e fitoreve, ndërsa në harkun kohor të 60 minutave ka fituar me Elbasanin, 3-0. I pari ka përfunduar 25-20, kurse dy të tjerët kanë pasur të njëjtin përfundim, 25-22 dhe 3-0 për Vllazninë.
Në këtë mënyrë është kthyer entuziazmi tek shkodranët e Mikopulës, që në fakt ka kaluar një gjendje jo të mirë, sidomos pas largimit të vëllezërve Qafarena, njëri në Gjermani dhe tjetri në Kosovë.
Vllaznia – Elbasani 3-0
(25-20, 25-22, 25-22)
Vllaznia: Rrashketa, Çekini, Miloti, Kola, Gjoklaj, Preka, Jukni, Lloshi, Drinazi, Talaj, Doniku. Trajner: A. Mikopula
Elbasani: Agushi, Kasa, Gashi, Koçobina, Daiu, Garunja, Thano, Dulla. Trajner: S’ka
Gjyqtarë: R. Mujo, E. Zguri
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 14-të
(10 mars 2018)
Skënderbeu – Erzeni 0-3
Vllaznia – Elbasani 3-0
Partizani – Tirana 3-0
Studenti – Teuta 3-0
Farka Volej pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Partizani 13 12 1 37-9 36
- Erzeni 12 10 2 33-9 31
- Studenti 13 10 3 33-16 28
- Tirana 13 8 5 29-21 24
- Vllaznia 12 5 7 19-21 16
- Skënderbeu 12 5 7 17-22 15
- Farka Volej 12 4 8 18-26 12
- Elbasani 12 2 10 6-31 6
- Teuta 13 0 13 2-39 0