AlbanianSport.com 11/03/2018 19:50
ASNN – Korab Llazani, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, i pranishëm në ndeshjen Vllaznia-Kamza Basket, ka treguar se është një vendim që ka marrë kryesia.
“Barleti-Eagles, – thotë Llazani, – është një shoqatë, e cila ka 600.000 lekë të rinj borxh në institucionin. Nuk mund të vazhdojmë më të paguajmë nga 32.000 lekë të rinj për ndeshjet e tyre.”
“Kryesia e pranoi si skuadër në Ligën Superiore dhe kryesia tani po e merr këtë vendim për detyrimet e prapambetura”, – ka përfunduar numri 2 i organizmit që qeveris koshin në vend.
Megjithatë duket sikur po kërkohet të bëhet “kokë turku” Barleti-Eagles për të tjerat që ende kanë detyrime pa dhënë në Federatën Shqiptare të Basketbollit. Dhe kjo e fut koshin shqiptar në kolaps.