Basketboll – Meshkuj / Dedaj: Letër KAS-it, gjykatave, Ramës & Metës!

Share Button

AlbanianSport.com 11/03/2018 13:50

ASNN – Dedaj: “Ne kemi diskutuar dhe me presidentin e shoqatës e për këtë vendim nul do t’i drejtohemi të gjitha instancave më të larta”. Për trajnerin e Barleti-Eagles, Klarent Dedaj, që është konsultuar dhe me presidentin e Shoqatës Tirana-Eagles, Pirro Tanku, vendimi është nul. “Përsa kohë, – thotë Dedaj, – vendimi nuk ka shkuar me firmë dhe me vulë të njomë në dorën e presidentit tonë ai është “nul”. Bëhet “nul” edhe nga momenti që të paktën 1 deri në 10 ditë nga zbardhja e këtij vendimi ne duhet të kemi kohën e apelimit, pa thënë që duhet pritur zbardhja dhe në fletoren zyrtare, ashtu sikurse e kërkojnë ligjet e shtetit shqiptar.”

“Më thoni ju cila është fletorja zyrtare e Federatës Shqiptare të Basketbollit? – ka vijuar ai. – Në çfarë neni të statutit apo të rregullores mbështetet vendimi që në mes të garës duhet të penalizosh një skuadër, e cila vetëm në janar ka dhënë 200.000 lekë të rinj nga detyrimet që duhet? Ti nuk mund të më thuash tani që ke dhe të prapambetura. Ne këtë vendimi e quajmë nul dhe për këtë do t’i drejtohemi Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, Gjykatës Administrative për prishje të imazhit, Gjykatës së Lartë. Jo vetëm kaq, por do t’i drejtohemi me letër të hapur Presidentit të Republikës, Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama.”

“Po kështu, edhe presidentit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Demirel e gjithkujt për të bërë të ditur atë çfarë gatuan ajo Federatë dhe ai sekretar në kurrizin tonë, – ka këmbëngulur Dedaj. E gjitha bëhet se më kërkojnë të shtoj lojtarë moshash, që s’janë të mitë, apo të paguaj për lojtarë të cilët nuk janë të mitë. Ata kanë ardhur dhe nesër kur të ngrihet ekipi i tyre do të ikin kaq. Më vjen keq, Federata Shqiptare e Basketbollit është kthyer në një reminishencë e 1997-ës, atje ku komandojnë të fortit. Rregullat janë të gjithë njësoi dhe nuk mund të bëhet ca të “nënës” e ca të “njerkës”. Këtë nuk e pranojmë dhe vendimi për të gjithë është nul përderisa ne nuk jemi dëgjuar askund.”

“Madje po ju themi që ndeshja e jonë me Vllazninë është kuotuar në baste, ndërsa morën lekët nga basti dhe sajuan vendimin. E Federata duhet t’i ndalë këto kuotime, kurse në fakt ne kemi qenë nën emrin e Tiranës”, – ka përfunduar trajneri i Barleti-Eagles, Klarent Dedaj .

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Luhen 4 takimet e para, fitojnë të gjitha udhëtueset, 3 prej tyre me 3 shifra

Luhen 4 takimet e para, fitojnë të gjitha udhëtueset, 3 prej tyre me 3 shifra

AlbanianSport.com 14/03/2024 15:25 ASNN – Basketboll meshkuj, Tirana, Teuta dhe Kamza shkëlqejnë

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh