AlbanianSport.com 11/03/2018 11:35
ASNN – Derbi i luajtur të shtunën në Vlorë mes Flamurtarit dhe Apolonisë ka përfunduar me fitoren e fierakëve, 51-76. Loja ka nisur me mjaft rivalitet nga të dyja ekipet. Toska, Nuredini e Sotiri kanë udhëhequr ekipin e tyre drejt fitores së pjesës së parë, 19-17.
Në të dytën fierakët janë zgjuar dhe të udhëhequr nga Tegu kanë arritur të përmbysin rezultatin duke e mbyllur gjysmën e parë në epërsi, 33-37. Në pjesën e tretë, loja ka qenë e ekuilibruar në shumë momente, por me një epërsi të lehtë të fierakëve.
Në pjesën e fundit, trajneri Birçaj ka hedhur në parket lojtarët e rinj. Dhe këtu ka përfituar Apolonia, e cila me Baren dhe I. Skëndaj fiton pjesën e katërt 7-25 dhe krejt ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 51-76.
Flamurtari – Apolonia 51-76
(19-17, 14-20, 11-14, 7-25)
Flamurtari: Toska, Sotiri, Nuredini, Çomi, Lilaj, Bacaj, Qano, Mëhilli, Zanaj, Liçaj. Trajner: V. Birçaj
Apolonia: Tegu, Bare, V. Ajdhoni, Zh. Ajdhoni, I. Skëndaj, B. Skëndaj, Alimema, Xhafaj, Shkurti, Salillari, Bushi. Trajner: O. Profka
Gjyqtarë: Y. Harasani, A. Dulçe (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 14-të
(10-11 mars 2018)
Të shtunën:
Flamurtari – Apolonia 51-76
Të dielën:
Skënderbeu – Elbasani ora 12:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Goga Basket 11 11 0 1001-434 22
- Flamurtari 11 7 4 575-719 18
- Apolonia 11 5 6 612-677 16
- Elbasani 11 3 8 606-796 14
- Skënderbeu 10 1 9 554-684 11