AlbanianSport.com 11/03/2018 07:50
ASNN – Partizani ka marrë fitoren e dytë në “tavolinë” në basketboll për meshkuj, ndërsa ka fituar aforfe ndaj Barleti-Eagles, 20-0. Në fakt është një rezultat që duhet homologuar dhe nga Komisioni i Disiplinës përpara se të llogaritet në renditje, të paktën me një rregullore logjike. Por, si qëndron çështja?
Komiteti Drejtues i Federatës Shqiptare të Basketbollit, i mbledhur të mërkurën, ka vendosur që ndeshja e radhës e Barletit-Eagles të mos zhvillohet për shkak se nuk ka paguar të prapambeturat ndaj institucionit më të lartë të koshit shqiptar, që shkojnë në shifrat 545.000 lekë të rinj.
Një vendim që, ashtu sikurse dhe të tjerat që janë marrë, duhet t’i ishte bërë i ditur mediave, jo vetëm anëtarëve të basketbollit. Sepse për hir të së vërtetës duhet pranuar se, të paktën deri më tani, Federata Shqiptare e Basketbollit ka qenë ndër më korrektja për zbardhjen e vendimeve të organeve të tjera.
Dhe për këtë mosluajtje të ndeshjes ishte njoftuar si Partizani, ashtu dhe gjyqtarët e ndeshjes Olti Kasmi, Briken Tafilica e Jurgen Muho, por dhe vëzhguesi Shpëtim Bozdo. Dhe skuadrat kanë dalë formalisht në fushë, ndërsa është plotësuar protokolli pa pasur nevojë të luhej topi i parë. E deri këtu gjithçka është konform asaj që ka kërkuar Federata Shqiptare e Basketbollit për Barleti-Eagles.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 14-të
(10 mars 2018)
Partizani – Barleti-Eagles 20-0 (në tavolinë)
Teuta – Tirana 77-79
Vllaznia – Kamza Basket 61-71
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 14 13 1 1247-907 26
- Teuta 14 9 5 1163-1020 23
- Partizani 14 9 5 958-868 23
- Vllaznia 14 6 8 1100-1044 20
- Kamza Basket 14 5 9 1085-1097 19
- Barleti-Eagles 14 0 14 785-1400 13