(Video) “Pjongçeng 2018”, Olimpiada Dimërore e “horizonteve të reja”

Share Button

AlbanianSport.com 26/02/2018 08:50

ASNN – Lojërat e 23-ta Olimpike Dimërore kanë shënuar një kulm të ri, edhe sa i përket transmetimeve televizive, sepse janë sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Si asnjëherë tjetër, transmetuesi publik ka ofruar në 4 kanale të platformës së tij dixhitale, transmetime maratonë nga Koreja e Jugut, duke përcjellë çdo emocion të 15 disiplinave sportive të kësaj Olimpiade, në cilësinë më të mirë të zërit dhe figurës.

E mbiquajtur si Olimpiada e horizonteve të reja, “Pjongçeng 2018” ka ulur të dielën siparin, duke regjistruar një sërë risish, si në rrafshin sportiv, ashtu edhe në fushat e tjera të jetës. Edhe sa i përket transmetimeve televizive, Lojërat e 23-ta Olimpike Dimërore kanë shënuar një kulm të ri, sepse janë sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Si asnjëherë tjetër, transmetuesi publik ka ofruar transmetime maratonë nga Koreja e Jugut.

Të një Olimpiade sportive ku dy Koretë e nisën bashkë, por e mbyllën veçmas, por në një sfond manovrash diplomatike të mveshura me uniforma sportive. Në ceremoninë shumëngjyrëshe, por të ftohtë të mbylljes në Pjongçeng, Ivanka Tramp u ul afër një gjenerali koreano-verior të futur në listën e zezë dhe sportistët rusë parakaluan pa flamurin e tyre kombëtar. Ndryshe nga ceremonia e hapjes, ku parakaluan bashkë, në atë të mbylljes, koreanojugorët dhe koreanoveriorët marshuan veç e veç.

Secili me flamujt e tyre shtetërorë, ndonëse disa mbanin në duar edhe emblemën e bardhë dhe blu të Koreve të Basahkuara.  E bija e Presidentit, Donald Tramp, Ivanka, ishte vetëm pas metra larg nga Kim Jong Çoli i Koresë së Veriut, i cili akuzohet si ideatori i sulmeve ndaj Koresë së Jugut dhe është në listën e zezë të Seulit. Ndërkohë që ceremonia vazhdonte, “Shtëpia Blu”, siç njihet ndryshe selia presidenciale e Koresë së Jugut, bëri të ditur se Çoli kishte përcjellë një mesazh shpresëdhënës.

Atë që Koreja e Jugut ishte “shumë e gatshme”, për të zhvilluar bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo ishte lëvizja më e fundit për pajtim e bërë gjatë kësaj olimpiade nga Koreja e Veriut, kur motra e udhëheqësit komunist, Kim Jong Un, mori pjesë në ceremoninë e hapjes dhe dy Koretë futën në fushë në hokejin në akull të parën skuadër të përbashkët olimpike. Legjenda e Olimpiadave dimërore, Marit Bjërgen fitoi medaljen e fundit të artë në “Pjongçeng 2018”.

Ajo ka triumfuar në garën e 30 km “cross country” të dielën dhe duke e ngjitur Norvegjinë në krye të renditjes së medaljeve, mbi Gjermaninë, falë numrit të përgjithshëm të medaljeve të fituara. Ishte një mbyllje e denjë për këto Lojëra dhe vetë Bjërgenin 37-vjeçare, nordiken e cila e përmbylli karrierën e saj olimpike me plot 15 medalje, një rekord më vete ky, dhe ishte një nga yjet që shkëlqyen gjatë këtyre 16 ditëve gara.

Kulmet e tjera të kësaj Olimpiade përfshinin medaljet e arta në “snoubord” për 17-vjeçaren Klo Kim dhe amerikanin tjetër, Shon Uajt, si dhe kurorat olimpike të fituara  në mënyrë mbresëlënëse në patinazhin artistik nga japonezi Juzuru Hanju dhe 15-vjeçarja Alina Zagitova nga Rusia. Sportisti francez i biatlonit, Martin Furkade, dhe ai norvegjez i “cross country”, Johanes Klaebo, fituan nga 3 medalje ari secili. Skuadra e përbashkët koreane e hokejit për femra nuk fitoi dot asnjë ndeshje.

Por gjesti i tyre simbolik u vlerësua mjaft dhe u mbështet zhurmshëm nga skuadra e disiplinuar e tifozeve të ardhura nga Koreja e Veriut. Gjermania dhe Norvegjia e mbyllën të dyja me nga 14 të arta, por nordikët morën vendin e parë me rekordin e tyre olimpik të 39 medaljeve të marra në “Pjongçeng 2018”, krahasur me 31 të fituara nga rivalët e tyre kontinentalë. Kanadaja ishte e 3-ta me 11 të arta, ndërsa vendi organizator, Koreja e Jugut, u rendit e 7-ta.

Ndonëse nuk patën mundësi ta shpalosnin flamurin e tyre në këto Lojëra, e diela ishte sidoqoftë ditë triumfi për Rusinë, pasi skuadra e saj e meshkujve mundi Gjermaninë në finalen e hokejit në akull, duke vijuar, në mënyrë sfiduese, të këndojë vetë himnin. Tanimë vëmendja do të kthehet tek Tokio, mikpritësja e Lojërave Olimpike veriore të 2020-ës, ndërsa ato Dimërore do të mbeten në kontinentin aziatik, pasi edicioni i ardhshëm, ai i 2022-shit, zhvillohet në Pekin.

Sidoqoftë, kudo që të luhet sport cilësor, një gjë është e sigurt dhe që u dëshmua edhe nga “Pjongçeng 2018”, që Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar është shtëpia e sportit për të gjithë shqiptarët dhe do të jetë kështu, sikundër për gjysmëshekullin e fundit, edhe për shumë kohë në të ardhmen.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:00 ASNN – Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti ishte të premten

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh