AlbanianSport.com 25/02/2018 19:50
ASNN – Apolonia në basketboll për femra ka shënuar një tjetër fitore ndaj Partizanit, këtë herë në një sukses prej 30 pikësh diferencë, 56-86.
18-20 pjesa e parë për fieraket. Ajo që duket se ka vendosur suksesin ishte pjesa e dytë, të cilën Apolonia e ka fituar 7-29 dhe ka thelluar në 25-49.
19-20 e treta, por në total 44-69. 12-17 e katërta, e cila e vulos suksesin e Apolonisë, 56-86, në takimin e vlefshëm për javën e 7-të të nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra, që njihet si Grupi B i Kategorisë së Parë.
PARTIZANI – APOLONIA 56-86
(18-20, 7-29, 19-20, 12-17)
PARTIZANI: Beqo, Gozhdari, Topulli, Beleshi, Ahmataj / Hushi, Jata, Gjurra, Bilali, Meta, Lepuri. Trajner: L. Koçi.
APOLONIA: Veliaj, Kasa, Zarka, Fekollari, Demiraj / Begaj, Goga, Gjata, Iljazi, Lame, Sota, Tahiraj. Trajner: E. Goga
GJYQTARË: O. Kasmi, A. Dulçe (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Grupi B
Java e 7-të
(24 shkurt 2018)
Elbasani – Kamza Basket 75-32
Partizani – Apolonia 56-86
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Elbasani 7 7 0 560-345 14
- Apolonia 7 5 2 576-400 12
- Kamza Basket 7 1 6 317-502 8
- Partizani 7 1 6 331-537 8