AlbanianSport.com 25/02/2018 18:05
ASNN – Kampionati i sivjetmë për volejbollistet e rritura shkodrane nuk po ecën aspak mirë. Skuadra kuqeblu është shumë larg pritshmërisë dhe asaj që tifozeria kuqeblu kërkon. Vete bilanci i saj, me vetëm dy ndeshje të fituara dhe 8 të humbura, tregon për nivelin aspak të mirë që po kalon kjo skuadër.
Në nisje të kampionatit për volejbollistet kuqeblu, të drejtuara nga trajneria Sadije Gogo, objektivi ishte për t’u përfshirë në katër skuadrat që do të vazhdojnë “play-off”-in për titullin “kampion”. Objektiv ky që duket i vështirë për t’u realizuar, ndërsa Vllaznia është në vendin e 7-të.
Pjesë e kësaj paraqitje zhgënjyese ishte dhe ndeshja me Partizanin. Të kuqet kanë fituar setin e parë 13-25. Më pas të dytin 10-25 dhe në tretin 18-25 dhe në fund 0-3. Ajo që tërhoqi vëmendjen në kampin kuqeblu kishte të bënte me atë se 4-5 volejbolliste të reja, që ishin pjesë e skuadrës së të rriturave, janë sistemuar në autobusin e ekipit së të rejave të Vllaznisë, që të dielën luan në Peshkopi ndaj Korabit.
Vllaznia – Partizani 0-3
(13-25, 10-25, 18-25)
Vllaznia: Petëza, Sh. Molla, Picaku, Zhivani, Qershia, Koçeku, Vistaraj, Kiri, Dodani, Çukaj, A. Molla, Preçetaj. Trajnere: S. Gogo
Partizani: Tuci, Nezaj, Xheka, Blloku, Matraku, Fagu, Saliaj, Shera, Hasku, Olivera, Medar. Trajner R. Tarja
Gjyqtarë: E. Zguri, A. Nurja (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 10-të
(24 shkurt 2018)
Korabi – Barleti Volej 0-3
Tirana – Skënderbeu 3-0
Vllaznia – Partizani 0-3
Teuta – Lushnja 3-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 10 10 0 30-3 30
- Tirana 10 8 2 24-9 24
- Partizani 10 8 2 25-8 23
- Teuta 10 6 4 22-15 18
- Skënderbeu 10 4 6 14-19 12
- Vllaznia 10 2 8 11-24 7
- Lushnja 10 1 9 4-27 3
- Korabi 10 1 9 3-28 3