AlbanianSport.com 25/02/2018 12:50
ASNN – Mundja shqiptare ka humbur ditët e fundit Arben Fejzon, që është ndarë nga jeta në moshën 62 vjeçare. Arben Fejzo ka bërë mundje nga viti 1970 deri më 1982, ndërsa ka qenë “kampion” i padiskutueshëm në mundjen klasike në peshën 52-57 kilogram.
E ka nisur me Tiranën karrierën e tij për ta vazhduar me Partizanin dhe për ta mbyllur me Tiranën. Është shpallur Mjeshtër Sporti, ndërsa më pas ka marrë titullin “Nderi i mundjes shqiptare”. E po kështu për fitoret dhe karrierën e tij të suksesshme është shpallur me titullin “Mirënjohje”, apo dhe “Nderi i klubit” nga Tirana e Partizani.
Është bërë dhe Nderi i sportit shqiptar. Pas karrierës si mundës ka vazhduar për një kohë të gjatë dhe atë të gjyqtarit. E dje, mes shumë lotësh e dhimbjeje, miqtë dhe shokët e ngushtë, por dhe familjarët, i kanë dhënë lamtumirën e fundit. AlbanianSport.com i shpreh ngushëllimet e saj familjes Fejzo për ndarjen e parakohshme nga jeta të Arbenit.