Duka: Në Evropian do të ishim skuadra me më shumë tifozë (I)

Share Button

Armand-Duka-bust-Sky-Sports

AlbanianSport.com 18.10.2014 15:25

ASNN – Futbolli shqiptar dhe paraqitjet e fundit të Kombëtares, në Eliminatoret e Evropianit dhe ne miqësoren me Francën, kane tërhequr vëmendjen e mediave evropiane dhe botërore. Te hënën, stacioni i njohur “Sky Sport”, ka patur të ftuar special, Presidentin e FSHF-së, Armando Duka.

Per 15 minuta, Nr. 1 i Federatës Shqiptare te Futbollit, i është përgjigjur interesimit te “Sky Sport”, në lidhje me paraqitjen e Kombëtares, progresit te futbollit shqiptar dhe zhvillimeve të tij pas ngjarjeve te fundit. AlbanianSport.com do t’jua sjellë me pjesë këtë intervistë të Presidentit Armando Duka.

 

– I urojmë mirëseardhjen sonte një të ftuari shumë të veçante, zotit Armand Duka, President i Federatës Shqiptare të Futbollit. Mund të themi njeriu që përfaqëson futbollin dhe që ka ndryshuar futbollin në Shqipëri.

– Ju falënderoj për ftesën, jam shumë i kënaqur që jam këtu me ju sot. Futbolli vazhdon të zhvillohet kudo, po ashtu edhe në Shqipëri.

 

– Ndeshja e nesërme (sotme) Itali-Shqipëri mund të themi që është një event historik, pasi është hera e parë që kombëtaret tona ndeshen së bashku. Cilat janë emocionet që, kjo ndeshje sjell për të shqiptarët, sidomos duke kujtuar që kjo ndeshje, është edhe një ndeshje bamirësie?

– Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, që luajmë për herë të paë në Itali, sidomos duke konsideruar që kjo, nuk është vetëm një ndeshje futbolli. Luajmë edhe për bamirësi nën dritën e gjërave, që kanë ndodhur në Xhenova. Pavarësisht nga kjo, lojtarët duhet të jenë të përgatitur të bëjnë një ndeshje të mirë për të kënaqur të gjithë spektatorët që vijnë për të ndjekur ndeshjen në stadium por edhe ata që e ndjekin nga TV. Italia është një skuadër e madhe, madje shpresoj që të mos luajnë shumë lojtarë që luajtën dje, në mënyrë që te kemi më shumë mundësi. Përtej shakasë, të gjithë lojtarët e thirrur nga Konte janë të gjithë lojtarë shumë të mirë dhe kjo ndeshje do të jetë shumë e vështirë për ne.

 

– Në fakt, jo edhe aq shumë, pasi duke parë rezultatet tuaja të fundit duhet të themi se keni patur përfundime të shkëlqyera. Së fundmi, keni barazuar edhe kundër Francës.

– Në fakt, jemi të kënaqur. Ndeshja shkoi mirë, ishte një miqësore ku luajtëm mirë për afro 70 minuta lojë. Në 20 minutat e fundit, ndoshta duhet të paraqiteshim pak më mirë, pasi skuadra franceze, arriti të barazonte për fatin tonë të keq.

 

– Ju keni edhe një italian në radhët tuaja, Xhovani De Biazi që punon mirë apo jo?

– Po, kemi një marrëdhënie gati trevjeçare me De Biazin. Është një trajner i mirë që ka ndryshuar mjaft gjëra në kombëtaren tonë. Një njeri serioz dhe ne jemi shumë të kënaqur me punën e tij.

 

– Përse keni zgjedhur një trajner italian?

– Ne nuk zgjodhëm një trajner italian. Ne zgjodhëm një trajner të mirë. Në fakt nuk ka shume rëndësi kombësia. De Biazi, është një trajner i mirë, fakti që është italian për ne është një vlerë e shtuar, pasi Italia dhe Shqipëria janë shumë afër. Gati, të gjithë në Shqipëri, flasin italisht.

 

– Domethënë Italia, është në njëfarë mënyre edhe një pikë referimi për futbollin shqiptar?

– Natyrisht, siç ju thashë më parë, ne shqiptarët flasim italisht, ndjekin futbollin italian. Njohim kampionatin italian më mirë se kushdo tjetër, madje edhe se juve si gazetarë.

 

– Me De Biazin keni marrëdhënie të ngushtë President? Jeni thuajse gati, për një rinovim kontrate?

– Deri tani, jam shumë i kënaqur. Të gjithë janë të kënaqur. Nëse do të bënim një sondazh në Shqipëri per De Biazin, ai do të fitonte me 90% dhe nëse do të ishte kështu, nuk do të mund ta “dëbonim”. Shpresojmë, që ecuria të vazhdojë njëlloj pasi është më mirë për Shqipërinë, më mirë për ne. Më mirë për të gjithë.

 

– Në një grup kaq të vështirë, çfarë do të thotë për Shqipërinë të marrë pjesë në Kampionatin Evropian?

– Ne nuk kemi luajtur kurrë në një Kampionat Evropian apo Botëror. Nëse do të arrinim të kualifikoheshim kësaj radhe, do të ishte një arritje historike! Ka shumë kohë që e ëndërrojmë këtë gjë, shpresojmë ta arrijmë këtë edicion. Këtë e do gjithë populli shqiptar. Jam i bindur për një gjë: Nëse ne, do të arrinim të shkonim në Francë, do të ishim skuadra me më shume tifozë, në Evropian.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh