AlbanianSport.com 11/02/2018 09:45
ASNN – Shqipëria ka luajtur të shtunën ndeshjen e 3-të në kuadër të Eliminatoreve të Evropianit të basketbollit për femra, duke u mundur me shifrat 61:119. Ky takim u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport.
Përtej idesë që mund të japin shifrat 61-119, apo edhe disavantazhi prej 58 pikësh, Shqipëria e basketbollit për femra ka bërë të shtunën ndeshjen e saj më të mirë në kuadër të grupit C, pavarsisht se ka pësuar humbjen e 3-të radhazi, duke u mundur këtë radhë përballë Lituanisë.
Ndeshja e zhvilluar në mbrëmje në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” në kryeqytet dhe e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, pa një Kombëtare kuqezi që u mundua, si rrallëherë të bëjë atë që rrallëherë e ka bërë, pra, të kufizojë dëmet përballë një kundërshtari me traditë në basketboll.
10-minutëshi i parë ka qenë i mirë për vajzat kuqezi, që sidoqoftë e humbasin atë me shifrat 21-31. Skuadra mike do të vijojë të dominojë plotësisht në pjesën e dytë, duke e fituar atë me plot 17 pikë epërsi, 31-14, dhe duke shkuar në pushimin e madh në kryesim 62-35.
Në pjesën e 3-të, Shqipëria do të mundohet të reagojë, duke e kufizuar në vetëm 10 pikë diferencën me skuadrën mike, por 10-minutëshi i 4-t dhe i fundit do të jetë shkatërrimtar, teksa Lituania do ta fitojë atë me shifrat 27-4 dhe gjithë ndeshjen me rezultatin 11-61.
Ndeshja e radhës për Shqipërinë do të jetë ajo e 14 shkurtit 2018 në Rusi me përfaqësuesen vendase.