AlbanianSport.com 13/01/2017 15:15
ASNN – Ajo që bëri përshtypje ishte mungesa e Komitetit Olimpik Kombëtar, ndonëse është ajo organizatorja e delegacioneve sportive për në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, apo dhe në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Për hir të së vërtetës, gjithnjë nëse bëhet fjalë për kurse kualifikimi, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar është i vetmi që edhe me lektorë të huaj i ka ofruar mundësinë trajnerëve së të gjitha disiplinave.
Pa thënë që ka ndihmuar në rritjen e stërvitjeve të sportistëve me bursa olimpike, apo dhe në rritjen e nivelit të administratorëve sportiv me kurset dhe diplomimet e herëpashershme. Në këto kushte, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar nuk do të mund të ishte shmangur, apo mënjanuar në këtë prezantim të këtij studimi të sportistëve të rinj elitarë.
Sepse në fund të fundit, rezultatet e dobëta nuk janë vetëm kusur i Federatave Sportive, apo dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, që jep grandet, por dhe e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Dhe faqja e zezë e rezultateve nëpër Lojërat Olimpike, apo evenimente të tjera të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, është dhe e KOKSH. E për gjendjen reale të sportit duhet të ishte dhe ajo në atë bashkëbisedim, pa inate personale e pa ndasi…