AlbanianSport.com 13/01/2017 10:40
ASNN – Pas gati një muaj e gjysmë mungesë në arenën ndërkombëtare, “FIBA Europe Cup” ka rikthyer në parket vëzhguesin Stavri Bello. Bello dje ka qenë vëzhgues në ndeshjen e grupit I, Instanbul BBSK – Nizhni Novgorod 82-79 (12-17, 18-24, 25-15, 27-23). Bello ka qenë vëzhgues për grekun Anastasios Manos, hungarezin Tamash Foldhazi dhe maqedonasin Zoran Mitrovski. Për Bellon kjo ishte ndeshja e dytë në FIBA EUROPE CUP, ndërsa më 8 nëntor ka qenë në takimin Demir Insat – Kihmik. Në total numërohen shtatë ndeshje prej të cilave dy në Euroligën për femra, tre në Eurokup për femra, dy në FIBA EUROPE CUP dhe një në kualifikueset e botërorit “Kinë 2019”. Në këto shtatë ndeshje katër herë ka vëzhguar azerbajxhanasin Hasanov, tre herë serben Smiljaniç, dy herë kroatin Perliç dhe nga një herë maltezin Vasalo, qipriotin Kristou, grekët Simenoides dhe Manos, malazezin Jokiç, serbet Ninkoviç dhe Juras, bjellorusin Sharapa, turkun Jilmaz, hungarezin Foldhazi dhe maqedonasit Milojeviç dhe Mitrovski. Përgjithësisht një aktivitet në rritje në basketbollin ndërkombëtar për Stavri Bellon, ndërsa ndeshjet e vështira, apo të cilësuara të forta, janë pjesë e vëzhgimeve të tij. Kështu ka ndodhur dhe dje në FIBA EUROPE CUP.