(Video) Arabia Saudite hap stadiumet e futbollit për femrat

Share Button

AlbanianSport.com 13/01/2017 08:50

ASNN – Në një tjetër hap të mbretërisë konservative për të lehtësuar ligjet dhjetëravjeçare që ndan dy gjinitë, Arabia Saudite i ka lejuar femrat, për herë të parë, për të hyrë në një stadium për të ndjekur të premten një ndeshje futbolli. Ky hap vjen pak pasi Rijadhi, i njohur për kufizimet e ashpra ndaj femrave, bëri të ditur se tanimë nuk kishte asnjë pengesë që i ndalonte femra të ngisnin makinën, ndërsa për to janë rihapur edhe kinematë.

Arabia Saudite i ka lejuar femrat, për herë të parë, për të hyrë në një stadium për të ndjekur të premten një ndeshje futbolli, në një tjetër hap të mbretërisë konservative për të lehtësuar ligjet dhjetëravjeçare që ndan dy gjinitë. Ky hap vjen pak pasi Rijadhi, i njohur për kufizimet e ashpra ndaj femrave, bëri të ditur se tanimë nuk kishte asnjë pengesë që i ndalonte femra të ngisnin makinën, ndërsa për to janë rihapur edhe kinematë.

Tifozet femra, të gjitha të veshura në mënyrë tradicionale, arritën mjaft para fillimit të një ndeshje në Stadiumin e Xhed’das. Mbretëria Islamike ka bërë të ditur ndërmarrjen e një sërë reformash, të vëna në zbatim që vitin e shkuar nga Princi i Kurorës, Moham’med bin Salman. Ndeshja e parë e futbollit që femrat saudite u lejuan të ndiqnin ishte ajo e Premier Ligës Saudite, midis El-Ahlit dhe El-Batinit, që u zhvillua në qytetin buzë Detit të Kuq.

Nura Baharxhi, një banore e Xhed’das tha se ajo gjithnjë ishte ndjerë keq kur vëllezërit e saj ktheheshin nga stadiumi dhe i tregonin për kënaqësinë e ndjekjes së një ndeshjeje futbolli atje. “Gjithmonë i kam parë ndeshjet në TV, ndërsa vëllezërit e mi shkonin në stadium… Gjithmonë e kam pyetur veten se pse nuk mund të shkoja”, – i tha ajo AFP-së. “Por sot gjërat kanë ndryshuar dhe kjo është një ditë lumturie dhe gëzimi”, – shtoi sauditja.

Kjo nismë ka bërë që tanimë edhe klubet e futbollit t’u ofrojnë tifozeve femra veshje tradicionale, por me ngjyrat e skuadrave të tyre, ndërsa kompania ajrore shtetërore, “Saudi Airlines”, ka bërë të ditur dhënien e biletave falas për 5 familje që dëshirojnë të udhëtojnë midis qyteteve për të ndjekur ndeshjet e futbollit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh